Nga Faruk MYRTAJ

◾◾◾

Shqiptarët u dalin kundër qeverive shumë vonë, vetem pasi ato vetëizolohen nga Perendimi…

Asnje kryeminister apo president, kudo ne kete dynja, nuk ka mundesi t’i ket te tere Pro.E Kunderta, brohoritja masive do ishte absurde, madje shqetesuese! Me domate e veze e uje shishesh, jane sherbyer sa e sa sundues e qeveritare, madje edhe Perendimore!

Megjithate, edhe pse keto protesta jane te pranuara, deri edhe te ashpra e brutale si ajo kunder G20, nuk bashkohem dot me idene se vec permes tyre zgjidhen problemet. Nese do ishte ndryshe, se paku qeveritaret e Tiranes, edhe keta te gjoja-Pluralizmit, do duheshin te ishin shnderruar ne simbole te Festes se Domateve ne Spanje apo te hapnin ndonje dyqan vezesh edhe pa patur pula…

Ne shqipot, jemi ata qe jemi. ende-krijesa grupimesh, zonash, klanesh, paragjykimesh.

Une vet, bje fjala, perballe ca nostaligjikeve per ate kohe qe besoj se ishte e lige pothuaj per te gjithe, arrij e shprehem se nuk votoj kurre per Te Majten Zyrtare (saktesoj E Majte Zyrtare se nuk jam i sigurt se cfare jane zyrtarisht te qendres apo te Djathtet atje).

Pretekste per te qene te tille, kemi sa te duash, por tek e fundit, drejt gjykimeve, permes para-gjykimesh shkojme! Por heqim ne shpirt kur pranojme se shoqeria shqiptare, bashke me tere komponentet e saj- diasporat kudo- e pacliruar eshte, ne kahjen e treguesit e lirise e vetedijes qytetare.

Edi Ramen e 2013-es e prita nje cike me ndryshe. sado edhe ai i perfolur ishte, si Kryetar Bashkie, besova, sado pjeserisht, se Ky Njeri qe shfaqej sikur nuk i donte Partite, si kryeminister do sillej pak me ndryshe nga para-ardhesit.

Do duhej te kisha qene me dyshyes, edhe kur e shikoja me me simpati se Berishen e kujdesshem te fillimeve, dhe kete te fundit me te dyshimte se Neritan Ceken, qe per inat te tij shkoi e perfundoi minister i Brendshem i te Majteve qe u levdua se rrezoi si i pa-Varur…

Mbase gaboj serish, por duket se Edi Rama i zhgenjeu te gjithe. Mbase edhe porositesit, jo vetem Followersat e tij. Meraku ndaj Historise duket se paska pasur lidhje vetem me nenshtresat e projekteve qe ai e dinte qe kishte per te kryer dhe tani eshte zbuluar…
Por nuk isha per t’ja refuzuar ardhjen ne Kanada.
Le te vinte, le te degjohej, edhe nga ata qe nuk e dinin ç’ishte, le te kundershtohej edhe prej shqiptareve te ketushem. Ne biseda te brendshme sugjerova te merrej leja per dikend prej perfaqesuesve te kesaj diaspore te fliste ne po ate takim, pse jo, le te organizohej edhe ndonje proteste, natyrisht e paqme, ne thelb e rrepte. Se s’mund te heshtet ndaj atyre PPP-ve dhe Korrupsioneve qe nuk jane kthjelluara si te pastra, jo. Se, pavarsisht Ikjes se Opozites nga te Berit Opozite (se paku ne Parlament), eshte luks i trishte te mbash zgjedhje si ato te 30 Qershorit (jo pse kerkoi t’i shtynte Presidenti, jo!).
Po, nuk jane pa te drejte edhe ata qe menduan t’i drejtoheshin Organizatoreve te Takimit JoFitimPrures per t’ja refuzuar ftesën Edi Rames. Qofte edhe vetem sepse Kryeministri i nje vendi ku nuk gjendet thuajse asnje investues serioz Perendimor, ne tere keto vite, nuk ka pse te fluturoj aq larg, nga Europa per ne Kanada, madje i pa ftuar nga homologe te vet ketyre aneve…

Megjithate, mendoj, nuk ka pas vete ne Shqiptaret, kudo, por aq me shume ne te dalet neper bote, te kerkojme mbylljen e metejshme te qeverisjes dhe administrimit te vendit.

Te vinim ne dijeni organizatoret PO, te rrisnim vetedijesimin perse ende s’kemi marredhenie se paku te zakonshme, me nje vend aq te bukur ne te gjithe treguesit sic Kanadaja eshte, po. Per kete duhet folur. Por duhet folur, jo te prishen urat. Jo te ndalohen edhe avionet! Konica e Noli dhe shembulli i Diaspores se Amerikes, na jane mjaft qe te mbetemi te hapur me veten, ciladoqofte qeveria e qeveritaret e Tiranes.

Nuk di pse, besoj se aresyet e anulimit te kesaj vizite, nuk ka qene pa-deshira e Kundrave, sic edhe s’mund te ishte deshira e atyre qe do t’i ishin gjendur ne ndonje pritje brohoritese percarese edhe per diasporen sic ka ndodhur mes artisteve dhe shqiptareve ne atdhe, qe kam frike do ndodhte edhe ketu me rastin e ardhjes se Tij…

Aresyet e medha qe kembyen mendjet, me siguri kane qene shume me te medha. Shefat e Tiranes duhet te binden me ne fund se vetem me ne fund, madje shume vone, me shume vones…shqiptaret u dalin kundrer gubernave te tyre: vetem kur ata kane humbur partneret perendimore.

Facebook Comments