Nga Alba KEPI

◾◾◾

…Bashkia e Tiranes ka inauguruar memorialin “Deshmoret e15 korrikut” per te nderuar thote mbi 250 shtetasit turq te vrare gjate grushtit te shtetit kunder Erdogan.
Dhe rruga ne Parkun e Liqenit ku ndodhet ky memorial, ka marre te njejtin emer e jane mbjelle dhe 251 peme per cdo viktime.
Me gjithe respektin per popullin turk e gjykimet e mia te rezervuar ndaj pushtetit qe qeveris sot Turqine, e gjej absurde nje memorial te tille ne parkun kryesor te qytetit tim.
Pyes Bashkine kur do te kete nje memorial per viktimat tiranse te genocidit komunist te vjeshtes se 1944?
Kur do te kete nje memorial per te nderuar patriotet tirans te ekzekutuar nga komunistet gjate gjysme shekulli regjimi diktatorial?
Kur do te kete nje memorial per te nderuar pasurine kulturore te qytetit, traditat etnografike e morale te qytetit qe influencuan ne historine e Tiranes?
Kur do te kete nje ndertese muze e historise shekullore te ketij qytetit?
Fondet per ndertimin e Bunk art, Muzeu i Gjetheve etj u gjenden shpejt. Banoret autoktone jane gati te vetefinancojne nje muze te tille nese TI Bashki, “nuk ke me leke” per historine e Tiranes.
Mozaiku i Tiranse flen prej vitesh buze unazes e askush nuk kujtohet ta kthej ne nje pike turistike per te gjithe te huajt qe pyesin po para komunizmit kush ishte historia e Tiranes?
Kur do te kete nje monument per PARINE e Tiranes .
Jam e sigurt qe kjo fjale te tremb jo nga rendesia por nga zilia e mosdituria.
Po ngerdheshesh nga moskultura e njohjes. Po, Tirana ka pasur nje Pari por jo per te vjedhur por per te zhvilluar qytetin, per te ndihmuar kush kish nevoje, per te ndertuar, rruge, ura, objekte fetare, klube kulturore qe ju prej 1944 i vute eksplozivin.
Kur do te kete nje monumnet per te gjithe tiransit qe ju vodhet pronat, shtepite, dyqanet e po sot po ju vidhni dhe ato pak metra qe u kane mbet?
E di kush nderton jeten me realitete te vjedhura e ka veshtire ta kuptoj kerkesen time.
Kur do te kete nje monument per ato nena tiranse qe gjate revolucionit per permbysjen e regjimit strehuan studentet, te rinjtë, e plot qytetare te ardhur nga rrethet, duke i mjekuar e i fshehur nga egersia e policise komuniste?
Kur do te kete nje monument ne hyrje te rruges se Ambasadave per te kujtuar popullin tirans qe çdo nate conte ushqime e veshje qindra shqiptareve qe kalonin netet ne oborret e ambasadave?
Kur do te kete nje monument per te kujtuar revolucioni antikomunist te popullit te Tiranes ne hyrje te bllokut?
Kur do te kete nje monumet ne qytetin tim per te nderuar kleriket vendali te vrare e te persekutuar nga komunistet?
Kur do te kete nje memorial per te nderuar figurat e kryetareve te pare te Bashkise se Tiranes kryeqytet?
Kur do te vijë ajo dite kur ti Bashki t’i hapesh krahet popullsise vendalie e ta kesh te pakten nje perfaqesues te saj ne keshillin bashkiak qe sot drejtohet nga dikush qe vetequhet Pastor Evangjelik?
Ishallah ….

Facebook Comments