Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Para disa ditësh lexova një opinion me titull: “Gjermania duhet të jetë një partnere strategjike në të ardhmen për Shqipërinë”!

Më pëlqeu shumë ideja e opinionit, por të them të vërtetën nuk jam dakord me “thelbin dhe përmbajtjen” e oponionistit.
Nuk kam dëshirë t’i përmend emrin!
Jam i interesuar për “modelin dhe profilin politik” të ardhshëm në PD!
Nuk kam asgjë personale nga ana njerëzore, intelektuale dhe akademike por nuk më duket logjike që ky model, këto mendime (është e drejta e sejcilit të shprehet për tema të caktuara) të jetë përsëri në platformat e PD-së, në të gjitha fushat dhe në të ardhmen politike të drejtimit të vendit tonë!

PD duhet të promovojë një “rrugë të re, një model të ri në të ardhmen!
Ka shumë shqiptarë, që në këto 75 vite që nga viti 1944, nuk kanë patur mundësi të drejtojnë punët e Shqipërisë në të gjitha planet!
Me ardhjen e komunizmit në 1944, është një shprehje popullore që thotë: “U ulën malet dhe ngritën halet”, dmth që nga viti 1944, ligjin e kanë bërë në shumicën e kohës në të gjitha fushat, “horrat” dhe janë përdhunuar dhe nënvleftësuar “elitat e kombit” dhe individë që duan ta zhvillojnë dhe integrojnë Shqipërinë!
Marëdhëniet me Gjermaninë dhe BE, për ta bërë partnere stategjike duhet të shihen në një këndvështrim krejt tjetër, nga persona që nuk kanë patur të bëjnë më ish-komunizmin, me krimin dhe strategjitë politike të cilat kanë ndikuar negativisht tek çeshtja shqiptare dhe tek e kaluara jonë 75 vjecare!
Partneriteti me Gjermaninë është jetik, por në themel të këtij partneriteti duhet të ketë një model, “ideologji” dhe strategji krejt tjetër!
Ish-komunistët e Gjermanisë lindore nuk kanë ndonjë vend të rëndësishëm në politikën gjermane, pavarësisht formimit akademik dhe intelektual në shoqëri dhe politikë!
Para viteve 90-të nga fundi i diktaturës 50 vjecare, pati tentativa për marëdhënie me Gjermaninë!
Vizita e Zotit Gensher dhe raportet fillestare me Gjermaninë u drejtuan nga Ramiz Alia me ish-ministrin e jashtëm të kohës “dhëndrrin” e tij Reiz Malile!
Këto klane janë aktivë në diplomacinë tonë në një mënyrë ose një tjetër deri në vitin 2019!
Mbas viteve 90-të deri tek politika e qeverisë aktuale, diplomacia jonë ka bërë hapa që kanë ndikuar tek ekonomia, integrimi dhe shteti ligjor!
Rilindja e shkatërroi diplomacinë tonë, duke e kthyer në vegël të Edi Ramës, që në 6 vite mbrojti shtetin e drogës dhe të korrupsionit!
Politika jonë e jashtme ka ndikim të madh nga ish-diplomacia e ish-komunizmit dhe ka qenë dhe vazhdon të jetë e lidhur me ish-diktaturën komuniste dhe ish-sigurimin fatkeq të shtetit!
Diplomacia jonë është drejtuar në këto vite dhe vazhdon të drejtohet nga qarqe të lidhura me ish-diktaturën dhe me klanet e saj, Hoxha, Kapo dhe grupe të tjera të interesave “klienteliste” politike dhe ekonomike në vend!
Edi Rama bëri një lloj “distancimi” për qëllimet e tija klienteliste me këto “Klane” duke emëruar Genti Cakajn si minister të jashtëm, por përsëri diplomacia e jonë drejtohet dhe sundohet nga këto klane!
Rilindja dhe politika në këto vite është dominuar nga të majtët dhe klanet që tashti kanë filluar të shkollojnë fëmijët e tyre për të trashëguar interesat e tyre dhe familjeve të tyre në ekonomi, diplomaci dhe drejtësi!
A mund të vazhdohet më gjatë me këtë mënyrë dhe a mund të jetë me këtë “model” realisht partnere serioze Gjermania?
Për të krijuar një klimë të re partneriteti me shtetin gjerman duhen diplomatë dhe një projekt politik, që nuk ka patur lidhje me ish-diktaturën!
Në thelbin e saj politike të re duhet të jetë “elita intelektuale” e rrënuar dhe e nëpërkëmbur nga diktatura 50 vjecare, biles edhe mbas viteve 90-të!
Jemi i vetmi vend në ish-lindje që ish-intelektualët e ish-diktaturës kanë pozicione të rëndësishme në politikën e brëndshme dhe të jashtme në ekonominë tonë duke lëvizur herë djathtas në PD dhe herë majtas në PS ose forca të krijuara dhe sponsorizuara nga qarqe të dyshimta!!
Prandaj po përmendi “Modelin e Tomorr Alizotit”, anëtarin e kryesisë së PD-së që është përfaqësuesi i PD-së aktualisht me Berlinin dhe përfaqëson mendimin intelektual dhe elitar dhe është modeli që duhet të projektojë këtë partneritet të vërtetë me kryeministrin e ardhshëm Lulzim Basha!
Vetëm atëherë do të ketë një partneritet të vërtetë me Gjermaninë dhe ky vend shumë i rëndësishëm i BE do të ketë vendin që i takon në rajon dhe Shqipëri!
Reforma në diplomaci duhet të fillojë me ambasadën shqiptare në Berlin që është e paaftë dhe e mbushur me këto elementë që përfaqësojnë politikën 70 vjeçare ose fëmijët e tyre!
Në të ardhmen modelet e 30 viteve nuk duhet të jenë pjesë e politikës dhe drejtimit të vendit që kërkon një mënyrë të re dhe kam besim se PD dhe zoti Lulzim Basha do ja arrijë qëllimit, të ndryshojnë sistemin politik të ndërtuar në këto 30 vite, duke ju drejtuar elitave dhe njerëzve të ndershëm!

1▪️Tommor Alizoti “modeli elitar” në debatet televizive me “horrat” e Rilindjes!
Strategjia e Rilindjes për të mbuluar krimin dhe korrupsionin e këtyre 6 viteve projektohet në “qendra të caktuara mediatike” dhe janë të paracaktuar “personazhet” e Edi Ramës, të cilët mbrojnë “shefin e tyre” dhe kanë për qëllim të nënvleftësojnë dhe nervozojnë individët me vlera të vërteta njerëzore dhe intelektuale që prezanton PD!
Një rast i tillë ishte edhe një debat në emisionin “Opinion”, ku Alfred Peza bënte “zhurmuesin” për anëtarin e kryesisë së PD-së Tomorr Alizoti!
Këtë debat e kam quajtur: “Debati i “horrave” Rilindas me Elitën e PD-së”!
Z. Alizoti u acarua shumë në studion e emisionit “Opinion” dhe shpërtheu ndaj sekretarit për Marrëdheniet me Publikun e Median në PS, Alfred Peza, i cili u përpoq të bëj “zhurmuesin” në mbrojtje të Edi Ramës, duke ndërhyrë sa herë që Alizoti merrte fjalën.
Në një rrethanë të tillë, me tone të larta, Alizoti iu drejtua Pezës duke i thenë se duhet t’i vinte turp, të paktën për moral të socialistëve të ndershëm, nuk duhet të mbronte të pambrojtshmit.
“Duhet të të vijë turp. Ministri flet për furgona më çuna gangstera. Ky vend po digjet…, duhet të ju vijë turp. Mos na boni karagjozlliqe këtu. Jeni programuar me prish bisedat në studio televizive”,
-i tha Alizoti Sekretarit të P.S-së.
Këto fraza e lanë pa fjalë Alfred Pezën, ish deputetin mandat-hequr për shkak të hetimit të hapur ndaj tij lidhur me mosjustifikimin e një pasurie që i kalonte një miliardë lekët!
Kjo është një strategji e Edi Ramës, i cili i përdor këto “horra” dhe më vonë i hedh në kosh, kundër opozitarëve elitarë dhe të ndershëm!
E titullova nëntemën:”Tommor Alizoti modeli elitar në debate në TV dhe “horrat” e Rilindjes”, mbasi të bën përshtypje se si guxon një ish-deputet socialist i akuzuar, biles nga të vetët për “mosjustifikimin e një pasurie që i kalonte një miliardë lekët”, me pafytyrësi të kundërshtojë Alizotin një “model elitar” i cili deklaroi në këtë emission: “ Unë jam Tomorr Alizoti dhe nuk kam konto bankare”!
A mos vallë padrejtësia dhe pafytyrësia e “horrava” të Rilindjes do ja dali me “modelet elitare” opozitare të cilët përfaqësojnë vehten dhe traditën e tyre familjare të nëpërkëmbur në këto 75-vite!?
A do të fitojë Elita mbi “horrat” e Rilindjes dhe opinioni publik që është shumica do të dijë të dallojë modelin Alizoti që përfaqëson veten dhe vlerat e familjes së tij me tradita!
Modeli Alizoti përfaqëson idenë e Aristotelit, që politika është e domosdoshme dhe të bën të mirë!
Në PD aktualisht ka shumë figura të cilat mund të bëjnë dallimin me modelin e politikanit “antinjerëzor” të prezantuar kryesisht në këto 6 vitet e Rilindjes !
A mos “anarkia” e vlerave e përfaqësuar nga Rilindasit dhe “modeli i horrave” si Peza do ta mundin “herarkinë njerëzore”, politike dhe shoqërore?
Unë mendoj të kundërtën!
Në të ardhmen vendi ju takon elitave të cilat pavarësisht se janë konservatorë në politikë, kanë program social dhe janë në gjendje të realizojnë projekte kundër varfërisë, arsimin, pensionistët dhe shëndetësinë!
Elitat do ju tregojnë vendin me “ligj” horrave të Rilindjes, që kanë sot edhe ndonjë “mik” edhe në PD!?

2▪️Dita Europiane të Viktimave të Regjimeve dhe “Modeli Alizoti”!

PD dhe Lulzim Basha kanë ofruar disa të persekutuar të vërtetë edhe në kryesinë e PD-së!
Në këto 30 vite vlerësimi dhe shpërblimi i vuajtjeve të komunizmit nuk ka qenë në nivelin e kërkuar!
Duhet shtuar se vetë të persekutuarit nuk kanë qenë në gjendje të “përballojnë” zhvillimet shpesh “anarkike” në këto vite në të gjitha fushat!
Shumë të persekutuar “ordiner” kanë ndikuar negativisht tek të persekutuarit e vërtetë politikë, të cilët kanë vuajtur ish-komunizmin barabar 50 vjeçar të Enver Hoxhës!
Po sjell një shembull që ka mbizotëruar në këto 30 vite!
Së pari•nuk mund të krahasohet një i dënuar ordiner, me një të dënuar të ndërgjegjes që është niveli më i lartë i rezistencës
Së dyti•nuk mund të krahasohet psh një ish-mësues i emëruar në “fshat të largët” me disa individë që kanë qenë të burgosur dhe internuar në periudhën e komunizmit!
Tomorr Alizoti është i persekutuari i ndërgjegjes, traditës familjare, që i janë mohuar padrejtësisht një seri të drejtash njerëzore dhe intelektuale!
Zoti Alizoti i cili foli qartë dhe saktë në një aktivitet në kuadër të “Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve”, në një aktivitet të mbajtur së fundi këtë verë.
Ai mbajti një fjalim të shkurtër, realist por tepër emocionues lidhur me pasojat e sistemit komunist, por edhe ka hedhur akuza të forta politike, sidomos ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama për të cilin tha se është djali i Kristaq Ramës dhe nipi i Spiro Kokelës, duke argumentuar se “bijtë e baballarëve janë bijtë e baballarëve”.
Zoti Alizoti vazhdoi: “Baballarëve tanë zoti dhe koha iu dha të drejtë. Ata nuk ishin në anën e bolshevizmit, dhe fatkeqësisht na duhet ne dhe pasaardhësve tanë të merremi me një “bolshevizëm të kapitalizuar, milioner, miliarder”.
Këto deklarata të Zotit Alizoti vertetojnë qartë dhe saktë se çfarë përfaqëson Rilindja në këto 6 vite dhe si ka funksionur demokracia në këto 30 vite dhe bën thirrje për ndryshim të sistemit politik në Shqipërinë që kërkon të shkojë në Europë!!
Duke e mbyllur këtë opinion po citoj kryetarin e PD-së Zotin Lulzim Basha që deklaroi së fundi:
“Shqipëria ka nevojë jo vetëm të largojë Edi Ramën sa më parë, por për një ndryshim rrënjësor i cvili do të zhdukë pasojat e thella të këtij regjimi kriminal por edhe problemeve të thella me demokracinë, ekonominë dhe qeverisjen që janë krijuar këto 30 vjet. Shqipëria kërkon një reforme të thellë politike dhe zgjedhore! Ky është prioriteti ynë i menjëhershëm”!
Për të realizuar këtë ndryshim të madh, baza e këtij ndryshimi duhet dhe do të jenë Elitat intelektuale dhe politike dhe politikanët e ndershëm, që PD dhe zoti Lulzim Basha i ka ofruar deri në nivelet më të larta të drejtimit politik në PD dhe janë siguri për ndryshimet e mëdha në Shqipëri!

Facebook Comments