Nga Evi KOKALARI

◾◾◾

Millenials, ose siç njihet ndryshe -gjenerata Y, e lindur midis vitet 1981-1996, thuhet se janë brezi më i përkëdhelur që ekziston sot. Të llastuar dhe rritur me lëvdata, millennials janë kthyer në një brez tepër tekanjos. Të frymëzuar për të ndjekur ëndrat e tyre, ata karakterizohen nga një kofidencë e ekzagjeruar që tejkalon kufijtë e normales dhe kalon tek ai territor që këtu në Amerikë i referohemi si “the realm of entitlement”. Përkthimi më i saktë që më vjen në mëndje është se ky brez, mendon se cdo gjë është një drejtë e gjetur gati dhe jo e fituar.

Shpërthimi i Jana Nanos hyn pikërisht këtu. Shqipëria në fakt nuk i ka asnjë borxh Jana Nanos. As qeveria, sidoqoftë ajo. Ndërkohë që Jana Nano e la Shqipërinë për shkollat prestigjoze të perëndimit & Amërikës, brezat përpara saj, emigruan për bukën e gojës dhe lirinë e fjalës.

Por shumë vite para emigrimit masiv të viteve 90-të, kur Jana sapo do ketë lindur, ishte gjenerata e shqiptarëve që as nuk e patën fatin të largoheshin nga vendi për ti shpëtuar tragjedisë komuniste. Shumë prej tyre vdiqën nëpër burgje, internim e shumë të tjerë u pushkatuan, kufomat e të cilëvë as sot nuk janë gjetur.
Në 1943-45, shumica e shqiptarëve të shkolluar në perëndim, intelektual të mirëfilltë, politikanë, priftërinjë dhe hoxhëllarë, u burgosën dhe u pushkatuan si armiq të popullit, ja ashtu pa gjyq. Në ato kohë nuk kishim as universitet në Shqipëri. Thonin se universiteti i vetëm që ekzistonte qe burgu i Tiranës. Aty dergjej truri dhe intelekti i kombit.

Sot, Jana ankohet sepse e la Shqipërinë për të studiuar në Itali, Gjermani, Hollandë, me mundësi eksperience në Harvard dhe në organizata si WHO – arsye të forta për të emigruar edhe nëse jeton në vet shtetet e perëndimit. Sidoqofte, Jana lë të nënkuptohet se ikja e saj ishte pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së vendit në atë kohe, fakt qe nuk ma mbush shumë mendjën.

Megjithëse “një ulërimë e brëndshme, e papërkufizueshme, që i zgjati gjithë mbasdites” e detyroi Janën që nëpërmjet mediave sociale, ti jepte një ultimatum vulgar Ministrisë së Diasporës që të mbyllte gojën, gjithë ky mllef që ka shprehur dhe pse kumbon me dhimbjen dhe emigrimin dëshpërues të shqiptarëve sot, nuk ka lidhje fare me gjëndjen aktuale politike të vëndit, sepse Jana ka 8 vjet që është larguar.
Vulgariteti kundrejt Ministrisë së Diasporës është i pajustifikueshëm, sepse Ministria e Diaspores është vetëm 3 vjeçare në ekzistencën e saj, dhe nuk ka lidhje me varganin e vuajtjeve që detyruan Janën të braktistë atdheun. Edhe pse Ministri Diasporës ka qënë pjesë e politikës shqiptare për një kohë të gjatë, as kjo nuk ka lidhje me emigrimin e saj, që në fakt e la Shqipërinë për një shkollim më superior dhe më të përshtashëm për specialitetin e saj që është paksa i rrallë në natyrën e vet.
Kërkesa e Janës për leje paraprake nga Ministria përpara se të promovoj profilin e saj në faqen e Facebook-ut, është po aq absurde sa dhe vetë “ulërima e brëndshme” e Janës. Ministria thjeshtë postoi nje përkthim të shkurtër të biografisë të shoqëruar me një link qe te drejton tek biografia e plotë e botuar nga vetë institucioni ku është punësuar. Nëse në këtë rast duhej vërtet nje leje paraprake, kjo leje duhej ti drejtohej Institutit të Epidemiologjisë në Gjermani dhe jo Janës. Jana shqetësimin e saj duhet ta marrë me Institutin që ja ka botuar biografinë në internet.
Në fakt, koncepti bazë i ripostimeve në internet, është që nuk ka nevojë për “mesazh aprovimi” paraprak, për sa kohë që publikon burimin nga është marrë/shkëputur informacioni. Në këtë rast Ministria ju përmbajtë rregullave bazë. Ky fakt le të nënkuptohet se Jana nuk e ka shumë të qartë “koncepti bazë të privatësisë individuale”, siç i referohet ajo vetë gabimit fatal të Ministrisë.

Jana pati një platform të shkëlqyer për t’u bërë një model për shumë vajza të tjera Shqiptare, që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj. Gjithashtu provomimi i biografisë së saj nga Ministria qe mëse dinjitoz, gjë që mungon qartë në përgjigjen e saj. Në fakt, ky shpërthim është i turpshëm në vetvete dhe të fut në mendime kur lexon CV e saj.

Si përfundim, tekat e Janës, kërkesa e pakuptimtë për aprovim paraprakë të promovimit pozitiv të personit të saj, ultimatumi vulgar kundrejt një institucioni publik, të bëjnë të nënkuptosh qartë që këto janë karakteristikat tipike të gjeneratës së millennials dhe Jana është thjeshtë epitoma e saj.

Facebook Comments