Nga Qamil Gjyrezi

◾◾◾

Sot e gjithë media opozitare dhe ajo e pavarur, intelektualët e të gjithë ata që e presin me padurim ndryshimin e madh në Shqipëri e mirëpritën raportin e OSBE/ODIHR!
Njerëzit kanë besim se mbas këtij raporti, “regjimi” aktual do të rrëzohet! Edi Rama do të iki, tashmë prej së vërteti!
Vetëm disa media të shitura tek Edi Rama dhe kryeministri i dështuar, u përpoqën ta “anashkalonin” këtë raport, që sic e shkruajta është raporti i rrëzimit të regjimit të Edi Ramës!
Edi Rama ka disa muaj që është rrëzuar, por aktet formale të perëndimorëve dhe protestat e shqiptarëve janë hapat që do ta detyrojnë Edi Ramën, të japi shumë shpejt dorëheqjen dhe të pranojë kushtet e opozitës dhe të popullit!
Me individë në media, gazetarë që e kanë politikën për biznes, interesa dhe karriere personale dhe me të “dëshpëruarit” e larguar nga P.D.-së, nuk ja vlen të humbasësh kohë!
Dëgjova në intervistë Albin Kurtin, kur e pyetën për të larguarit nga V.Vendosja, ai u përgjigj, se këta personazhe nuk i prishin punë kësaj force politike!
Sipas Kurtit, të larguarit nga V.V. filluan të përdorin këtë lëvizje në media dhe televizione për qëllimet e tyre personale!
Kështu do të funksionojë edhe me “personazhet e mediave” dhe të larguarit nga P.D., që e kanë politikën për biznes dhe nuk i voton, nuk i njeh komuniteti ku banojnë!
Mendojnë se është e thjeshtë të konkurrosh me sistemin “një anëtarë një votë”! Baza e P.D.-së vendos me votë të lirë, për shumë përzgjedhje, vendime dhe aksione politike!
Edhe disa ish-zv/Ministra të P.D.-së që sulmojnë Lulzim Bashën, janë “kaq pa peshë” sa nuk e kuptojnë vehten!
“Fali Zot se nuk dijnë ca bajnë, dhe që nuk e “kuptojnë” shumë politikën”!
Emërimin si zv/ministra/ministre dhe zgjedhjen në ish-Këshillin kombëtar të P.D.-së e kanë patur “dhuratë”!
Nëse do të marrësh pjesë në politikë, duhet shumë përpjekje dhe durim sot për të kërkuar votën, për t’i bindur votuesit në një parti!
Një ditë pas raportit të OSBE/ODIHR për votimet e 30 qershorit, kreu i P.D., Lulzim Basha në një dalje për mediat u shpreh se këto votime ishin antikushtetuese dhe të paligjshme, një farsë moniste dhe shkatërrim i demokracisë. Basha u shpreh se raporti i OSBE/ODIHR rrëzoi farsën e 30 qershorit në çdo aspekt. “Raporti tregon se 30 qershori ishte procesi më problematik dhe më i pandershëm i dy dekadave të fundit”.
Sot nuk do të komentoj këtë raport shumë të rëndësishëm për të ardhmen e demokracisë në vend dhe integrimin tonë!
Në opinionin tim pata dëshirë ta shkruaj, që të ngelet, të shprehi besimin e plotë real që Lulzim Basha është i vetmi politikan që do të “celi dyert e Europës”!
Formimi politik dhe përpjekjet e Luzim Bashës për të rivendosur demokracinë dhe votën e lirë, ndryshimi i sistemit politik në vend dhe zhvillimi dhe integrimi i Shqipërisë në B.E. më kanë krijuar bindjen e plotë se Basha, është i vetmi politikan që mund të ndryshojë shumë në politikën në vend dhe do të celi dyert e Europës për shqiptarët!
Përzgjedhja e stafit me shumë kujdes dhe e bashkëpunëtorëve që punojnë me Bashën, janë garancia për një qeverisje që do të realizojë projekte të vogla të domosdoshme për përmirësimin ndjeshëm të ekonomisë dhe stabilitetin në vend në shërbim të njerëzve, por do ta integrojë gjithashtu Shqipërinë drejt B.E.-së, “Endrrës së madhe” të Shqiptarëve!
Ky është mendimi i shumë demokratëve por edhe i shumë njerëzve që nuk janë anëtarë të P.D.-së, por individë me dëshirën e mirë për ta zhvilluar dhe integruar Shqipërinë në të gjitha planet!
Njerëzit me arësye dhe logjikë kanë besim tek Basha dhe tek njerëzit me të cilët bashkëpunon lideri opozitar!
G.Bardhi, G.Duma, J.Tabaku, O.Pampuri, T.Alizoti, E.Salianji, A. Vokshi, I.Kaso, C.Gjata, E.Minarolli, F. Kadilli, E. Bozdo, etj, “nuk janë pak”, intelektualë dhe politikanë të rinj, për të ndryshuar Shqipërinë dhe për të “celur dyert” e Europës!
Po citoj moderatorin Besart Kadia i ftuar, në një emision në T.V., pat folur rreth zgjedhjeve për Kryesinë e P.D.-së.
Ai mbështeti zgjedhjet e bëra nga kryetari i P.D.-së Lulzim Basha duke u shprehur, se ai nuk ka gabuar asnjëherë sa i përket zgjedhjeve të tij.
“Sipas Kadisë, kryesia e re është një qeveri në hije”.
Lulzim Basha me stafet aktuale në P.D. janë ata që do ta ndryshojnë dhe integrojnë Shqipërinë!

Facebook Comments