Nga Indrit VOKSHI

◾◾◾

Pse bojkotoi PD?
Kush mendon se PD ka bojkotuar për qejf a për tangërllik, gabon. Kush mendon se ka bojkotuar se nuk e voton populli, gabon edhe më shumë. Ka pasur sinjale të forta paralajmëruese se Edi Rama dhe PS duan t’i eleminojnë zgjedhjet. T’i zhdukin zgjedhjet dhe të mbajnë pushtet me zor. Këto sinjale u dhanë në vitin 2015 në zgjedhje vendore. U dhanë fort në vitin 2016 në Dibër prej ku ka edhe përgjime, ku zyrtarët e shtetit prej tek Edi Rama e deri tek shefi i komisariatit, faktohen në bashkëpunim duke shkatërruar zgjedhjet. U dhanë në 2017 kur të gjitha grupet kriminale u angazhuan në zgjedhje duke shkatërruar të gjitha parimet e përfaqësimit dhe të votës së lirë. Ndaj PD nuk ka rrugë tjetër veçse të denoncojë dhe të mos pranojë degradimin e garës elektorale në garë bandash. Sduhet garë bandash, duhen zgjedhje. Nëse duam të jemi vend, shtet, me prestigj e të respektueshëm, duhen zgjedhje. Në katër palë zgjedhje, 2015,2016,2017,2019, Edi Rama ka faktuar se nuk do zgjedhje, mjafton ta marrë pushtetin me dhunë dhe është i kënaqur. Skemi çfarë i bëjmë, kjo është zgjedhja e tij. Nuk i ka faj askush se ajo çka i ofron ky Shqipërisë janë diktatura, dhuna, gjoba, propaganda. Skemi çfarë bëjmë, kaq ka, kaq jep. Shqipëria ka nevoja të tjera, Rama ka plane të tjera. Shqipëria rri, Rama ikën.

Facebook Comments