Nga Agim XHAFKA

◾◾◾

Teodor Keko sot do të ishte 61 vjeç. Mbase do dukej ende riosh,por vitet do i kem n’dë bythë,do na thosh.
Iku i ri dhe ashtu djaloshar na i beri thjesht me dorë. Si një lamtumirë a mirupafshim. U largua si erë pranvere,la pas plot gjethe të çelura poezie. Ne shokëve te tij,mbuluar me thinja e rrudha,Dori në foto na duket djali ynë,biri ynë dashur dhe më i përkëdheluri.
Na duket sikur ndonjë ditë do na fanepset e do na thotë:”Ej,erdha unë Dorka i vogël,erdha se u largova sa për pak,sa të shkruaja ca vargje për veten!” Dhe do e besojmë,nga që ka qënë njeri i surprizave,i guximit,i mendimit dhe i argëtimit.
Ike i vogël,Dorka i vogël. Ne shokët e tu ende marrim frymë,por mosha po na mpak,ilaçet na vunë orar. Ti nga thellë,atje te vendi,tallesh e na fton të shihemi. Besojmë që je rehatuar,ndryshe do e kishe nxjerrë kokën diku.
I mbushe 61 ,vëlla. Ke shumë vjet që nuk bën happy birthday,por ama nën lëkurë janë shënuar vitet,t’i mbajmë mend edhe ne,shokët që të kujtojmë çdo ditë. Ike,fluturove vëlla e ai boshllëk që le është bërë hon. Hon që na fton e na fton e na…kërkon.

Facebook Comments