Nga Sami MILLOSHI

◾◾◾

O Pandeli ministri, Janes i ke borxh t’i kerkosh te falur sepse pa i marre leje i je futur ne jeten e saj personale per te bere propagande per interesat e tua. Une kam pritur t’i kerkosh falje, por realisht e di se nuk ke per t’i kerkuar falje. Dhe e di pse ?

Se pari ty nuk te le sedra e semure qeveritare per t’i nxjerre bojen qeverise me ndjesen e mundshme ndaj Janes.

Se dyti ti nuk mund t’i kerkosh ndjese Janes se ti nuk e ke formimin dhe aparatin konceptual per ta kuptuar Janen.

Letra e Jana Nanos per ty o Pandeli ministri eshte ngjarje politike dhe kulturore. Por fakt eshte se as ti vete dhe as gjithe ministria jote fantazme nuk eshte as ne nivelin e asaj letre te nje vajze me formim brilant.

Nese ti i kerkon falje Janes , tregon se ti po e merr nje leksion per te kuptuar se cfar eshte emigracioni dhe cfar platforme duhet te ndertoje shteti shqiptar per nje milion shqiptare emigrante qe ka neper bote. Por une dyshoj teper se ti nuk je ne gjendje ta besh kete sepse qeveria ku ben pjese si figurant edhe ti, gjithe hallin e ka se si te organizoje disa summite kot se koti ku te selektuarit e pushtetit u jepen disa dekorata boshe dhe me pas ” te perzgjedhurit ” u versulen pjatave prej letre ku sherbehen kockat e pushtetit.

Pandeli ministri, fakti qe ti nuk i kerkon falje asaj vajze te mencur me tregon mua se ju jeni krenar ne injorancen tuaj dikasteriale. Jepi urdher nje zedhenesi t’i kerkoje falje Janes.

Por ju edhe zedhenesit tuaj i perdorni si leter higjienike. Njeri prej tyre, bie fjala, nje fare Dritan Hila,demek gazetar ne nje televizion , i kerkon Janes te ktheje taksat qe ka paguar Shqiperia per te.
O Pandeli ministri i thuaj ketij zedhenesit tend te zellshem, se Jana eshte shkolluar me djersen e dy prinderve te saj qe kane TRU dhe jane elite e Shqiperise.

I thuaj ketij Hiles qe leh ne gardhin tuaj se jo Jana, por ai i ka borxh miresjelljen prej gazetari dhe jo perbaltjen e pamerituar.
I thuaj se nder 1 milion shqiptare , te shumte jane ata qe jane histori suksesi dhe jo te gjithe do te behen te famshem si Nena Tereze, si Ismail Kadare apo si Ferid Murati, meqe ky truthare pret qe vetem po u bere si ata , ” quhet histori suksesi”.

O Pandeli ministri ,pyete kete kelyshin Hila qe edhe me ty tallet duke te thene se ” ke bere nje vrime ne uje” se çfar e ka shtyre ate t’i kerkoje Janes te kthehet ne Atdhe, kur kete nuk ia ka kerkuar as shkelqesia juaj .

O Pandeli ministri qe ky kelyshi Hila duket nje stalinist modern kjo nuk vihet ne dyshim, por ti, megjithe rezervat qe kam une, se paku te quajne student te Dhjetorit.
Bash per kete fakt, te pakten, thuaji ketij kelyshit Hila ta ruaje gjithe kete zell per te baltosur Janen, per tjeter kend, jo per ate vajze qe ti e ke lavderuar.

Si perfundim, ndersa ti Pandeli e ke lavderuar Janen por ke shkelur privacine e saj, ky lehesi Hila ju perbalt te dyve, per llogari te nuk dihet se kujt .
Ama, qe te dy ia keni borxh t’i kerkoni falje Janes…
Une nuk kam pike shprese qe do ta beni kete gje. Por , po e bete do te beni nje mrekulli!

Shënim i redaksisë: Edhe pasi kanë kaluar disa ditë që Jana Nano ka kërkuar heqjen e fotos nga website i Ministrisë së Diasporës, sot në 1 Shtator faqja vazhdon të mbajë të publikuar foton dhe informacionin e saj…

Facebook Comments