Nga Dea BACKA

◾◾◾

Te gjykosh nese shqiptaret qe kane emigruar, punojne si elektricist,mjek urgjence,sanitare apo kerkues shkencore ky eshte opinion subjektiv, por te pranosh qe ne Shqiperi po ndodh eksodi dhe po emigron popullsia aktive per pune ky eshte argument objektiv.

Mosha mesatare e popullsise ne Shqiperi po shkon 40 vjec dhe per kete duhet te bien kembanat e alarmit jo se me çfare merren shqiptaret qe emigrojne.

Mosha mesatare e popullsise parashikohet te arrije ne 41.5 vjec dekaden ne vijim.

Mosha e daljes ne pension per grate eshte 60 vjec dhe 65 vjec per burrat.
Nderkohe qe per te ruajtur ekuilibrin ne skemen e kontibuteve shoqerore per cdo nje individ qe del ne pension duhet te jene 3 te punesuar.
Pas 20 vjetesh, kur kjo popullsi me moshe mesatare afersisht 40 vjet sot, te dale ne pension a do kete 3 te punesuar per çdonjerin prej tyre??
Nuk eshte nevoja ti hysh debatit mbi papunesine por a do te kete nje raport 3 here me te larte te te rinjve pas 20 vjetesh (punonjes potenciale)?
Emigrimi potencial (deshirojne te largohen) i grupmoshes aktive per pune eshte rritur ne 52 %.
20 vjet me pas behet fjale per femijet e ketyre emigranteve potenciale qe po i ndertojne familjet ne toke te huaj per te kontribuar per pensionistet e sapo dale nga skema e popullsise aktive per pune.
Eshte pikerisht ky ngerç ekonomiko-social qe duhet te shqetesoje politikeberesit dhe jo arritjet apo glamouri i pamerituari te rinjve te larguar nga Shqiperia.

Nese po shqetesoheni nese mjekja do i ktheje kontributet e taksave te shqiptareve ne atdhe apo jo, eshte me shqetesuese te kuptosh qe çmimi i politikave dhe reformave sociale ne te ardhmen do te jete shume i larte.
Per te mbuluar disbalancen kontribut social-shpenzime per perkujdesje sociale te pensionisteve do te duhen kontribute shume here me te larta nga ç’jane sot(Mbulimi social behet ne menyre direkte nga popullsia aktive per pune).
Emigrimi jashtë vendit të popullsisë aktive e ben edhe më të ‘vështirë’ rritjen ekonomike.
Rritja e jetëgjatësisë dhe rritja e popullatës së moshuar sjell edhe rritje të shpenzimeve publike për shërbimet e kujdesit shëndetësor e social.
Kështu, moshimi i popullsisë shtron nevojën për kujdes shëndetësor e social afatgjatë, sepse një numër më i madh personash humbasin aftësinë për të jetuar të pavarur.

A nuk eshte ky eksodi?!
Eshte nje tendence kombetare me natyre imitimi te sjelljeve me te manifestuara te shoqerise pasi raca njerezore eshte e predispozuar te ndjeke psikologjine e turmes apo lind si nje nevoje e domosdoshme nga situata politike ne kolaps kjo u ngelet te indinjuarve per te gjykuar!

Facebook Comments