Nga Thoma K. JANCE

◾◾◾

– Do ta pi një raki,-tha. Sapo dorëzova një shkrim për Migjenin që del neser në Dita.
– Mirë Migjenin, i them, po për Rreshpjen ke gjë? Atë dua.
– Kam. Unë e kam varrosur. S’e zinte njeri me dore. Askush sa qe gjallë nuk e kuptoi realitetin e tij paralel. Dukej sikur gënjente se përjetonte botë tjetër. S’ka poezi sot. Këta kalkulojnë. Asgjë s’buron. Rreshpja ishte burim. Më kupton?
– Jo, unë e kuptoj. Pse kot të pyes?
– Or Tom, or çun! Unë të maj men ty, kur vije herë te Lidhja herë te Shtepia Botuese. Or Tom! Ishte gjeni Rreshpja, i poezisë shqiptare. Jo, më fal, europiane! lëri këta çapaçulat. Janë kot.E ke parasysh Rembonë? Ashtu fenomen qe Rreshpja.
-Ta kam përkthyer një Rembo atëhere. Të kujtohet kur më akuzuan si dekadent?
– E di, e di. Keta kujtojnë se bota është njëdimensionale. Ej, Tom. Gezuar! Ti më merr vesh. 20 e ca vjet më parë ishe çun i vogël. Shiko mua. U plaka.
– Ka lezet pleqëria, mëncuria, – i them.
-Ka lesh. Rreshpja për të mundur pleqerinë gënjente. I hipte avionit për San Petersburg, për të takuar dashnoren, po në fakt zhgërryhej në ndonjë lokal të ndyrë të Tiranës me një gotë raki. Preteksti rakia, po mendja ishte në parajsë, në San Petersburg. Poezi kjo.
Ej, Tom, mbaje men! Gjenial Rreshpja!

Facebook Comments