Nga Indrit VOKSHI

◾◾◾

Si ishte puna?

Me 29 korrik 1913 Konferenca e Londrës e deklaron Shqipërinë principatë. Si princ u vu Vilhem Vid. Nuk mbijetoi Vidi, se ishin edhe Esad pasha me të tjerë të cilët e synonin vetë fronin ose për Ahmet Izet pashën, ministrin e luftës së Perandorisë Osmane i cili ishte shqiptar. Pas largimit të Vidit froni mbeti bosh. Pushtetin e mbajti Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit. Në 1920 u mbajt Kongresi i Lushnjes. Nga ky kongres doli Këshilli i Naltë i cili do administronte fronin bosh. Këshilli u nda në katër prej katër besimeve; Abdi bej Toptani, Aqif pashë Elbasani, Emzot Luigj Bumçi dhe Mihail Turtulli. Me 21 janar 1925 Ahmet Zogu triumfon dhe shpall republikën. U bë president. Republika u shpall për të suprimuar fronin pasi juridikisht froni ekzistonte ende. Fron nuk kishte më; Shqipëria Republikë. Pas pak kohe president, Ahmet Zogu me 1 shtator 1928 deklarohet prej Asamblesë Kushtetuese, mret. Shqipnia shpallet mretni dhe thirret në fron Ahmet Zogu. Kush ishte Ahmet Zogu? Bir i familjes feudale të bejlerëve ushtarakë të Matit. Paraardhësit e tij ishin pashallarë, Xhemal pasha e Xhelal pasha të sanxhakut të Ohërit dhe historia si bej shkonte më thellë qysh kur kjo familje zbriti në Mat nga Rrafshi i Dukagjinit të Kosovës. Bir i Sadije hanëm Toptanit, bijë e fisit të fuqishëm dhe të pasur të Shqipërisë së Mesme. Ahmet bej Zogolli studioi në liceun ushtarak në Gallatasaraj. Ai në moshën 18 vjeçare i priu ushtrisë prej mbi 1000 vetë në Kakarriq të Lezhës, kundër serbëve të cilët bashkë me malazezët mbanin rrethuar Shkodrën. Populli i knoi për ketë ngjarje: “Ahmet beg, ku i çon kta trima/ n’Karadag me pre qefina. Ahmet beg, ku e çon ket ushtri/ me luftu me Mal të Zi..”. Ushtria austro-hungareze deshi ta dekorojë e ta shpallë kapiten. Më pas ta interrnojë. Me marrëveshje me priftat, At Pal Dodaj, Ahmet bej Zogu u largua dhe shkoi në Vjenë. U ra dakort që të dilte nga politika shqiptare dhe të jetonte në Vjenë. Perandori i Austro-Hungarisë Franc Jozefi, vdes. Kurorëzohet i riu, Karli I. Ahmet bej Zogu ftohet në kurorëzimin e perandorit. Faik Konica në një ese shkruan se e ka takuar Zogun në Vjenë kur ishte 18 vjeç dhe se qysh kur ka zbritur në Shqipëri ka zbritur me ambicien për tu bërë mbret. Zogu doli ministër i brendshëm nga Kongresi i Lushnjes. Ishte garantuesi i rendit kundër rrebelimeve. Iu bë atentat në parlament. Çmontoi organizatën sekrete “Klika” e përbërë nga politikanë dhe zyrtarë e cila vepronte në Tiranë dhe synonte mbajtjen e pushtetit absolut. Njihet si reformator. Me 1939, pasi perandoria fashiste pushtoi Shqipërinë u largua me djalin një ditësh. Mori me vete oficerë dhe 183 kg ar, me vendim parlamenti. Aq ishte rroga e tij e dy viteve ngaqë mreti paguhej me ar.

Facebook Comments