Nga Mishel KOÇIU

◾◾◾

Ne statusin tim te meparshem, disa kokrra midis jush, iu turret Adi Krastes e derdhet me vrull gjithe mllefin tuaj duke iu shmangur kryekeput objektit te shqetesimit tim. Nuk doja te zhvendosej linja e komenteve ne kete lloj ullie, por ja qe ju ia arritet me sukses ta deformoni. Shpaloset pelqimet dhe mospelqimet tuaja per personin publik Adi Krasta dhe gjysme fjale nuk shqiptuat per fenomenin e mbylljes se gojes nga pushteti te çdo lloj zeri te lire e te shqetesuar per autokracine e qeverisjes ne Shqiperi. Neglizhuat debatin, me dashje ose per mungese argumenti, dhe tentuat te hidhni balte mbi Adi Krasten, qe ne kete rast ishte sjelle thjesht si shembull i luftes qe qeverisja prej vitesh i ka shpallur medias dhe zerave autoritare te saj.

Faqja ime eshte personale dhe komentet apo mendimet e kunderta jane te mirepritura. Por jo fyerjet!!! Ndaj kujtdo! Prandaj permbahuni! Nxirrni gjysllyqet, qartesoni fokusin e lexoni keto dy fjale per Adi Krasten! Ndoshta ju davaritet disi dilema ne eshte Krasta gazetar apo prezantues televiziv.
Jam i sigurt qe e keni pare vetem shkarazi ne ekran Krasten, sepse nderkohe jeni te zene me afera e biznese ndertimore, bujqesore, tatimore, pyjore, ujore apo pensionore rreth filxhanit te thashethemeve e bar-banaqeve me pije, pjeshka e zarfe.

Ad Krasta nuk eshte person publik i zgjedhur prej jush me vote, as pjese e administrates shteterore i paguar me taksat tuaja. Kursejeni energjine per te protestuar ndaj shkaktareve reale te depresonit kombetar.
Ushtrojeni te drejten tuaj per te mos e pelqyer nepermjet telekomandes, por jo ta merrni ne shenje per te shkarkuar nervozizmin e mosrealizimit tuaj, mjerimin tuaj qytetar e intelektual dhe ne rastin me te keq servilizmin tuaj bajat ndaj qeverise.

Ad Krasta eshte nje gazetar e profesionist klasi, qe karrieren e tij me se 30-vjeçare, ne radio e televizion, e ka krijuar vete, pa asnje suport politik. Gazetar i spikatur i Radio-Tiranes, futi dialogun modern ne radio qe ne fillimet e veta, duke levruar çdo gjini te saj, intervisten, kroniken, reportazhin e transmetimin e drejperdrejte.
Me pas gazetar e drejtor i Radio Kohes e gazetar i BBC-se, jo konformist e kundershtues i perhershem i praktikave autoritariste qe po instaloheshin ne Shqiperi qe nga mesi i viteve 90, fillimi i viteve 2000 e deri me sot.
Krasta ka mbi 30 vjet ne sherbim te se vertetes, te lajmit e te informimit publik.
Me specializime post-universitare ne Angli e USA, Krasta eshte gjithashtu nje pedagog i shkelqyer i komunikimit. Dhjetra breza studentesh te tij jane sot pjesa me elitare e medias ne hapesiren mbareshqiptare. Kjo per sa i perket karrieres se tij si gazetar.

Kurse si moderator, eshte pa me te voglen medyshje, mbreti i prezantimit te spektaklit televiziv shqipfoles, ne çdo format e hapesire, studio, skene, salle e terren.

Dhe se fundmi, meqe jam ne faqen time personale, nje kujtese per komentet denigruese. Fshijini vete komentet qe permbajne fyerje. Po ju le nje afat 24 oresh. Perdoreni kete kohe per te marre nje screenshot te komenteve tuaja te vrerosura. Ndoshta do t’ju hyjne ne pune, ti tregoni diku, si deshmi zelli (si votat e fotografuara), ne shkembim te ndonje perfitimi mjeran.
Hiqini nga faqja ime fyerjet tuaja, perndryshe do ti fshij une bashke me emrin tuaj nga lista e fejsbuksave te mij te dashur. Tung!!

Facebook Comments