Nga Pano SOKO

◾◾◾

Gjithë kjo tentativa e Qeverisë për të mbyllur gojët e lira, më kujton një histori që e kam lexuar dikur (ndoshta nga Žiźek..nuk e kujtoj mirë për momentin).

Një djalë i ri në Gjermaninë Lindore, në kohën e komunizmit, internohet në Siberi. I vetëdijshëm që letrat e tij që do të komunikonte me të shoqen do të kontrolloheshin nga shërbimet sekrete, ata vendosin një kod komunikimi. Dhe i thotë të shoqes “Nëse letra është shkruar me bojë blu, atëherë çdo gjë që po të shkruaj aty është e vërtetë. Nëse letra është shkruar me bojë të kuqe, atëherë çdo gjë është gënjeshtër.”

Dy muaj më pas të shoqes i mbërrin letra e parë.

Letra ishte shkruar me bojë blu.

Dhe në letër shkruhej – “E dashur jam shumë mirë. Këtu është shumë bukur dhe jam shumë i lumtur. Këtu ka çdo gjë. Ushqim të bollshëm, ambjente të bukura për pushim, kinema me filma shumë të bukur. Dhe në dyqan mund të gjesh çdo ushqim, a veshje, praktikisht çdo gjë, përveçse bojë të kuqe…”

Kjo analogji vlen për atë që jetojmë sot. Ne mund të flasim çdo gjë, por na mungon boja e kuqe – gjuha për të artikuluar pa-lirinë tonë.

Krasta, Rakipi apo emisionet e tjera që janë mbyllur, dhjetra portale serioze lajmesh, apo rrjetet sociale, facebook, twitter etj., prandaj mbyllen, bllokohen apo tentohen të vihen nën kontroll.
Sepse ato na furnizojnë me bojë të kuqe!

Dhe boja e kuqe është e vetmja gjë që ka mbetur ende jashtë kontrollit të kësaj qeverie. Të tjerat i ka të gjitha!

Facebook Comments