Nga Emanuela ZAIMI

◾◾◾

Z. Myslim Murrizi, po ju c’perberje gjenetike keni, qe ju duket vetja me i mire e me i zoti se dikush me sindromen Down? Ose me bindni pse nuk jeni ju ai qe beni dike per te vjelle por sipas jush nje me SD apo qe juve ju duket se i ngjan? T’ju pyes.. juve ju ka edukuar keshtu nena juaj apo “nena” parti? Nese eshte e para po jua meshiroj e po e fal nenen tuaj, se ndonjehere nenat sado te mundohen te rrisin BURRA, ndodh t’ju shkoje qumeshti e mundi dem. Nese eshte “nena” parti, atehere mendoj qe juve “nena” parti apo “njerka” kuvend duhet t’ju riedukoje nja nje vit (me e pakta) me pune ne komunitet, pastaj nje komision i posacem te rivleresoje nese “keni zene mend” per te marre serish detyren ne sherbim te qytetarit”. Hapini ato kodet e etikes te partise (apo s’ka bere nje te tille ende partia juaj?) e te parlamentit (ky ka se s’ben)…lexojini ndonjehere, se elbete jeni dhe me post te posacem…WTF???

Sa me injorant se gjuha qe perdorni mund te jeni valle? Po sa me i lige? Me taksat tona ju hani buke (dmth na genjen mendja se vec rrogen e shtetit keni) dhe punoni ne nje institucion qe duhet te beje ligje per cdo shqiptar, perfshire ato me aftesi te kufizuara. Po nderkohe ju c’beni? Ju ofendoni nje komentues (i cili ju ben me vjelle) me diagnozen e tim biri, me diagnozen e shume bijve dhe bijave shqiptare!!! Mos mendoni se ju paguajme qe t’ju duket vetja me i zoti e me i mencur se femijet tane? Mos mendoni se ne dhe femijet tane ju votojne per kete? E dini si do t’ju mallkoj? (Nuk kam cfare t’u bej tjeter, se juve ju ka partia ne dore…s’ju kemi ne populli fatkeqesisht.) Ju mallkoj qe cdo nate ne enderr, t’ju dale im bir, duke ju ledhatuar koken e perqafuar si vec ai di. Po po, t’ju dale cdo nate ne enderr, deri ne diten qe ju te plasni prej sikletit e te beheni pishman se pse e perdoret gjendjen e tij gjenetike per sebep te lekeve nga taksat e ne prinderve te tyre, leke me te cilat ju dhe dhe koleget tuaj ( ju me demek te drejtesise!!) flini ne hotele luksoze…Ne nje kohe qe kur vjen puna per te siguruar sherbime per nje femi a individ si djali im, ju thoni “s’kemi para, jemi vend i varfer”.

Tani mesoni pak Zoteri! Sindroma Down shkaktohet prej trefishimit te kromozomit 21 (arsyet nuk dihen). T’ju pyes, dini gje sa kromozome keni ju? Nejse… Personat me SD pra kane 47 kromozome. Pervec kesaj dime dhe shume gjera te tjera per kete pjese te popullates, si psh.: qe ata s’do te shanin e benin kurre keq njeriu, Dime qe ata punojne fort te zhvillojne veten, mund te kontribuojne ne familje e komunitet, mund te mbarojne dhe fakultete, e mund te behen dhe keshilltar i juaji madje (Me siguri me kete te fundit po qeshni e?? Mos qeshni por shkoni njihni dike me sindromen Down!!!).

Zoteri, (hajt me po ju drejtohem me Zoteri ende….!) nese s’keni para (e s’dini te punoni) per sherbimet dhe nevojat e ketij komuniteti, pashi Zotin te pakten lini ndonje dhome hoteli mangut (apo ju flini ne hostel me dhome me 4 veta, e po ju bie ne qafe kot??)…dhe bindi koleget e tu per te ndare pak buxhet (s’di ne jeni pjese e ndonje komisioni t’ju mesoj pak me shume si behen keto pune) per “nje kerkim shkencor per te studiuar nga cili kromozom i juaji dhe i kolegeve tuaj vjen ligesia dhe injoranca”. Pas ketij studimi ndoshta mund t’ju ndihmojme (ne populli) te beheni njerez e te punoni e mendoni per njerezit…pa fyer askend, e jo me femijet tane!! Ne kete menyre mund t’ju kthejme dhe dinjitetin nenave qe ju rriten, grave e femijeve qe keni ne shtepi!! Suksese Z. PARLAMENTAR e LIGJBERES. Here tjeter flisni drejt se s’do keni hic urime po me shume MALLKIME. Nuk “do ju coj” djalin tim ne enderr heres tjeter por do ju dal vete, une nena e tij!!

Ah dhe dicka tjeter! Neser im bir ben 8 vjec!! Prej tij ekziston Fondacioni Down Syndrome Albania, ku aktualisht marrin sherbime 75 femijeve me aftesi te kufizuara!! Une them qe diten e punes me 28 Gusht, ju ta nisni duke mbledhur te holla per t’i dhuruar ne kete fondacion!! Quajeni dhurate “per ditelindjen e tij”. Keshtu nisni shume bukur “ate angazhimin ne komunitet qe ndoshta do t’ju veje nena parti apo njerka kuvend me be”. Keshtu ndoshta une terhiqem e nuk ju coj as djalin e as vij vete t’ju torturoj ne endrra!! Quajeni kete “gjobe morale”. Po ju doli koha, kaloni te flisni dhe me disa prinder ne qender e te shihni sa shume perpiqen ata dhe femijet e tyre cdo dite per t’ja dale ne nje vend ku politika dhe politikani nuk duan t’ja dine per ta!!

Duaj çdo kromozom…

PS.Angazho dhe Alket Hysenin, se dhe ai ka ca mekate per te lare!! Kur vjen puna per bamiresi, mos t’ju ndajne partite them une!! Si thoni Ju?

Facebook Comments