Nga Red VARAKU

◾◾◾

Në datën 23 Janar ,2011 , botuesi dhe njëkohësisht gazetari Mero Baze njoftoi mbylljen e gazetës opozitare Tema për shkaqe kryesisht financiare, edhe pse asokohe u interpretuan si politike.

Edhe pse Tema ishte një prej zërave opozitarë më të fortë ajo nuk ishte e vetmja. Top Channel, Fiks Fare, News 24, Shekulli, Gazeta Shqiptare, Gazeta Shqip, Vizion Plus, Korrieri, Albania, Revista Mapo ishin në kulmin e tyre , gjithsesi sërish jehona e mbylljes së saj arriti deri në Washington, nëpërmjet kabllogrameve të famshme, që u bënë edhe publike, të Ambasadës Amerikane nëpërmjet ambasadorit Whithers.

Kukuvajkat e zeza të gazetarisë shqiptare Mero Baze, Sokol Balla, Carlo Bollino, Anila Basha, Filip Çakuli , Preç Zogaj, Skënder Minxhozi nisën menjëherë vajin dhe e trajtuan rastin si një lajm të zi për demokracinë shqiptare, që në fakt duhet pranuar që ishte një sinjal shumë i keq për të ardhmen e shtypit shqiptar.

Asokohe Berisha kryeministër u anatemua si diktator dhe akti u konsiderua si një shpallje lufte ose si një kryqëzatë e Saliut kundër lirisë së medias. Në fakt, gazeta Tema dhe botuesi i saj Mero Baze ishte kthyer në një institucion të opozitës shqiptare.

Ambasadorë, arkeologë, artistë, diplomatë, ndërkombëtarë, intelektualë, organizata joqeveritare , shoqëria civile , gazetarë, qen e mace bashkë, u ngritën të gjithë në këmbë në mbrojtje të Temës dhe botuesit të saj gazetarit Mero Baze. Dhe shumë mirë bënë. Midis tyre shquheshin ata që në fakt po sulmohen edhe sot ashpër Fatos Lubonja, Andi Bushati, Ylli Rakipi dhe Adi Krasta.

Po ku janë ata sot, kur pushteti mbyll dy emisione, përkatësisht Krasta Show dhe Të Paekspozuarit ,të kthyera në institucione të opozitarizmit dhe të vërtetës ?
Ku është reagimi i Mero Bazes, Sokol Ballës, Anila Bashës, Filip Çakulit, Carlo Bollinos, Skënder Minxhozit, Preç Zogajt etj?
Pērse nuk ka akoma asnjë reagim për mbylljen mafioze të emisioneve të Adi Krastës dhe Ylli Rakipit, të vetmet emisione ku gjenin shprehje shqetësimet e qytetarëve dhe mbrohej interesi publik?

Nëse dje Tema ishte thjesht njëra prej mediumeve të Opozitës bashkë me Top Channel,News 24, Shekulli, Gazeta Shqiptare, Gazeta Shqip, Vizion Plus, Korrieri, Albania, sot Opozita për herë të parë në historinë 30 vjeçare të tranzicionit nuk ka asnjë medium për të të përçuar mesazhin e saj.

Liria e shtypit është totalisht drejt asgjësimit, për të mos thënë ka vdekur. Të mos ishte për internetin dhe facebook, sot vërtet do të ishim në errësirë të plotë informacioni.
Pra, sot është vënë seriozisht në rrezik , një nga arritjet më të mëdha të 30 viteve më parë, liria e shtypit.

Mbyllja e dy emisioneve, të Adi Krastës dhe Ylli Rakipit, dy personaliteteve që ishin kthyer në institucione të opozitarizmit kundër fenomeneve të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, është një lajm i hidhur për gjithë shtypin shqiptar.

Është një lajm edhe më i rëndë sesa ai i mbylljes së gazetës Tema nëntë vjet më parë, sepse ajo nuk ka qëllim t’i mbyllë gojën medias, por ka një qëllim edhe më djallëzor, dërgon një mesazh të koduar mafioz :të ngjallë frikë dhe të dekurajojë cilindo që ngre zërin kundër qeverisë.

Sot, kushdo që përpiqet t’i hedhë një vështrim panoramës që ofron media shqiptare e kupton që me Ramë artistin ajo ka degraduar shumë më keq se nëntë vjet më parë. E gjithë media pa asnjë përjashtim është vendosur nën kontroll të plotë të pushtetit.

Shikon se mediet janë të lira të flasin për gjithçka, përveç se të kritikojnë pushtetin. Ato mund të trajtojnë gjithëfarëlloj temash, por nuk mund të sulmojnë në asnjë rast korrupsionin kapilar të qeverisë dhe kriminalizimin e pushtetit , përndryshe hanxharët e pushtetit bien rëndë mbi të.

Kryeministri Rama ia arriti që t’i çojë një mesazh të fortë, cilitdo që do të guxojë të thojë ndonjë të vërtetë për të dhe kriminalizimin e jetës politike që ka realizuar. Ai është një njeri që nuk mund të bashkëjetojë me kritikët e vet. Në fakt ai nuk i duron dot ata. Kështu që, me ardhjen e PS-së në pushtet në vitin 2013, Rama nisi njëkohësisht një betejë të hapur dhe të ashpër me lirinë e medies, sepse ai e njeh më shumë se askush tjetër fuqinë e saj.

Me kalimin e viteve në pushtet ai është bërë edhe më i egër. Nëse nuk i blen dot për t’i nënshtruar, i godet fort, por jo me dajak si dikur , por me gjoba të majme dhe shantazhe, ose duke i hequr “oksigjenin” për t’i shuar ngadalë . Shënjestron gazeta, televizione, pronarë mediesh dhe gazetarë, të cilat nëse nuk i blen dot, i gjunjëzon me kamzhikun e artë të financave.

Mbyllja e dy emisioneve, të Adi Krastës dhe Ylli Rakipit, dy personaliteteve që ishin kthyer në dy institucione, në dy kështjella të opozitarizmit kundër fenomeneve të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, jo vetëm që është një lajm i hidhur , por duhet të ishte një alarm për gjithë shtypin shqiptar. Sigurisht, ky akt ka vetëm një qëllim :të ngjallë frikë dhe të dekurajojë cilindo që ngre zërin kundër qeverisë.

Sot, kushdo që përpiqet t’i hedhë një vështrim panoramës që ofron media shqiptare trishtohet. E gjithë media është vendosur nën kontroll të plotë të pushtetit.

Shikon se mediet mund dhe janë të lira të bëjnë gjithçka, përveç se të kritikojnë pushtetin. Ato mund të trajtojnë për gjithëfarëlloj temash, por nuk mund të sulmojë në asnjë rast korrupsionin kapilar të qeverisë, përndryshe hanxharët e pushtetit bien rëndë mbi të. Kryeministri Rama ia arriti që t’i çojë një mesazh të fortë, cilitdo që do të guxojë të thotë ndonjë të vërtetë për të dhe për projektin e tij të kriminalizimit të jetës politike.

Nëse deri dje, media quhej e degraduar sepse ishin pronarët e tyre, që diktonin linjën editoriale, në këmbim të favoreve dhe privilegjeve. Sot është vetë kryeministri që është kthyer në pronar. Ai nuk dikton vetëm linjën editoriale por gjithashtu edhe flakjen nga puna të gazetarëve.

Duke sulmuar këtë lloj gazetarie, ai ngriti në peiedestal dhe i dha vlerë modelit të gazetarit që konformohet. Gazetarit që pret kockën nga pronari dhe qeveria, në këmbim të integritetit. Gazetarit që shet heshtjen. Ai i ktheu mediat nga mbrojtëse të interesit publik në një institucion amoral që shet interesin publik për tendera dhe privilegje të tjera. Të gjithë janë vendosur në rradhë për kockēn e rradhës në këmbim të dinjitetit njerëzor dhe profesional.

Nëse media dikur përplasej me pushtetin, dhe gazetarët ishin armiqtë e tij kryesorë, sot ajo është e dorëzuar plotësisht. Sot, media është kthyer në një institucion krejt të pavlerë. Tashmë aferat korruptive nuk i zbulon me media. U bë kohë që nuk kemi dëgjuar asnjë skandal të denoncuar prej saj. Ajo thjesht raporton si papagall denoncimet e opozitës.

Dramatike është dhe heshtja e frikshme e opinionit publik dhe atyre që quhen elita intelektuale në këtë vend. Njerëzve të tjetërsuar nga frika , të cilëve më shumë se çdo gjë i mungon krenaria dhe dinjiteti. Si në asnjë rast tjetër në historinë e këtyre 30 viteve, shoqëria shqiptare po nënshtrohet pa rezistencë.

Shumë njerëz të njohur kanë frikë të flasin publikisht për atë që ndodh. Në fakt , ashtu si ata që shesin fjalën, edhe këta shesin heshtjen e tyre. E tmerrshme si përfunduam kaq shpejt aty ku ishim 30 vjet më parë , ku sërish kemi frikë të flasim.Ky është një standart i frikshëm për lirinë e fjalës në një vend. Kēmbanat po bien, sigurisht për ata që kanë veshë të degjojnë!

Facebook Comments