Nga Edi PALOKA

◾◾◾

PD i nxjerr faktet se ka qene i arrestuar per falsifikim parash , i eshte arratisur drejtesise dhe nuk e ka paraqitur kete ne formularin e dekriminalizimit sic e kerkon ligji, Kajmaku i Rames “pergenjeshtron” duke deklaruar se nuk eshte marre me trafiqe…
Eshte e njejta rutine deklaratash e bere me se bajate qe nga i inkriminuari i pare “i kapur” nga PD ne rrjeten e ligjit te Dekriminalizimit . Deri tani jane rreth 300 nga deputete, kryebashkiake e drejtues te niveleve te ndryshme ne administrate, te gjithe te perzgjedhur nga Rama. Vrasje, perdhunime, trafik droge, prostitucion, fallsifikime…keto jane cv e “elites” se Rames, ajkes “rilindase”.
Pas pak ditesh pritet te dal Rama e te deklaroje se dhe Kajmaku nuk ka me pune me PS…sic ka bere me gjithe te tjeret.Ne fakt asnje prej tyre nuk ka patur kurre lidhje as me PS !
Po sidoqofte, nuk eshte “faji” i tyre ! Nuk jane ata qe i afrohen Rames me dredhi “duke i fshehur te verteten”, sic perpiqet te mashtroje trashe dhe per te treqinten here Rama. Eshte Rama qe i ka zgjedhur me kujdes dhe me vetedije te plote.
Tanime dhe me i humburi e ka kuptuar se kjo eshte strategji e Rames per te marre e mbajtur pushtetin nepermjet krimit. Jo rastesisht keta “tipat” “zbulohen” sidomos ne zonat e njohura si bastione demokratesh, por jo vetem.
Krimi ka sot padrinon e tij tek Rama dhe vetem largimi i tij do shpetoj vendin nga rrokullisja ku po e con kjo lidhje Krim-Rame-Oligarke.

Facebook Comments