Nga Mirsi HALILI

◾◾◾

Mbete një mister
Sa herë që të mendoj
S’di kujt fajin t’ja lë…
S’di kujt ti drejtohem për fatin tënd të gjorë…
Ti ike i ri …
Të re e le edhe mamin…
Të vegjël na le dhe ne.
Të shumtë jane që për jetën tënde dijnë, e ne me mashtrime na e çuan jetën (ishalla po vjen)
Ah more Bab që aspak s’të paskan dasht…
As ata që ti bukë ju dhe me ngrënë…
Më dhimbsesh shumë, më vjen keq…se si ty të shkaterruan se si ty te eleminuan e nga ne të larguan… S’di fatin e keq të kujt më parë të qaj…
Fatin tënd?
Fatin e mamit?
Apo fatin tonë… fëmijëve të tu!
Më vjen turp për disa palaço që i kam në rrethin tonë që këtej bënin sikur të donin dhe që çfarë kishte ndodhur me ty e dinin shumë mirë dhe prapë nuk na treguan.
U bënë 21 vjet që nga ne je larguar e fati jot mbeti një enigmë…
Po luftoj çdo dit që fatin tënd të di…
Edhe nëse nuk jeton më, do e gjej se kush qe ajo dorë që t’a mori jetën e të premtoj që hakun tënd do e marr …
TE PREMTOJ…!
Shumë miq më thonë se nuk mund të bësh asgjë se je femër…
Poo jam FEMËR por ama përballë dhimbjes që kam ndjerë dhe vazhdoj të ndjej një plumb nuk m’i shuan ato dhimbje…
Ah more Bab s’di as çfarë të shkruaj më për Ty…
Por di që vetëm po plassss, po plasss…
Çdo dite e më shumë më mungon , në çdo buzëqeshje që mund të kem doja që arsyeja të ishe ti, të më shihje, nuk dua kurë të më shohësh me lot dhe të shkatërruar siç jam tani …
Bab te lutem me dil në endërr se shumë më mungon …
Missss you daddy
#missudadd

Facebook Comments