Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

“Veç gomari nuk ndryshon!!!

Kryebashkiaku i PS-së, në Vorë, i denoncuar kohët e fundit nga PD si pjesë e “Ligjit të dekriminalizimit”, e cila sot ka dërguar dhe një kërkesë në Prokurori për verifikimin e figurës së tij, ka pranuar se ka ndryshuar emrin në Greqi.
Ky “zotëria” nuk më duket shumë “gomar, siç e lexova në një “titull” të një opinioni!?
Ky është një “mashtrues tipik”, i oborrit të Edi Ramës!
Edi Rama përdori këtë “stil”, model, prezantoi figura të “dyshimta” në votimet “Nul” të 30 Qershorit!
Duke qenë i bindur për “pastërtinë” e këtyre figurave, Rama i përdor më mirë për të tjetërsuar prona publike dhe për të firmosur PPT-të, që mbushin “qesen” e Edi Ramës, me para publike!
Pastaj i hedh në koshin e plehrave, siç hodhi Valdin Pjetrin!
Kur e pyetën një politikan serb, se përse ke ndryshuar “parti” dhe “ideologji”, nga nacionalist je kthyer në liberal?! Politikani ju referua një shprehje popullore serbe: “Veç gomari, nuk ndryshon”?!
Ky politikan serb, veç sa ka ndërruar “kostumin”, formën, por në thelb është i njëjtë!
Me këtë shprehje popullore, që e përdorin edhe kulturat, popujt e tjerë në lindje dhe perëndim, Agim Kajmaku nuk më duket shumë, shumë” “gomar”!
Agim Kajmaku, “ka gjet shesh dhe ban përshesh” siç thotë një shprehje popullore e jona!
Agim Kajmaku përfaqëson, “imazhin” e kryemashtuesit Edi Rama, i cili nuk është “gomar”, por është mashtrues dhe po i bën dëm të gjithë shqiptarëve!

Duke përdorur arësyen, logjikën, një gomar nuk është i vetëdijshëm për të ndryshuar emrin?!
Gomari është gomar, ai nuk ndryshon, biles nuk kemi dëgjuar se ndonjë gomar ka emër të veçantë me “përkëdhelje”, siç kanë qentë dhe macet!
Agim Kajmaku e ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin!
Logjikisht nuk është gomar, mbasi ka dashur të “mshehi” identitetin, për të shkelur ligjet në Shqipëri dhe Greqi!
Në 1996, ka hapur një biznes tregëti lulesh natyrale!
Gomari nuk din të bëjë biznes, ai vetëm “ushqehet” me lule!
Gomari nuk është i vetëdijshëm për t’i shitur lulet!
Kajmaku e ka drejtuar vetë atë biznes deri në korrik të vitit 2019, kur është zgjedhur Kryetar i Bashkisë Vorë!?
Gomari nuk din se cfarë është “konflikti i interesit” për të zgjedhurit lokal dhe ligji i dekriminalizimit!
Agimi ka rindryshuar emrin dhe mbiemrin nga Jorgo Toto në Agim Kajmaku, për të dalë në identitetine tij të vërtetë!
Gomari nuk din greqisht!?
Agimi ka ndryshuar emrin, por ka “zbatuar” ligjin dhe e ka deklaruar kudo e kurdo, se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar?!
Gomari nuk din se cfarë është ligji, nuk ka studjuar për juridik dhe biles nuk din të mbrohet, nëse ka “ngrënë bar në kopshtin e tjetrit”, i ka bërë dëm dikujt, ose ndonjë gomari tjetër!
Kështu që Agim Kajmaku, “logjikisht” nuk më rezulton shumë “gomar”!
“Gomari nuk ndryshon” dhe nuk është shumë inteligjent të mashtrojë dhe vjedhi me shefin e tij Edi Rama para publike!
Gomari “shumë shumë” din, të gjejë rrugën më të shkurtër!
“Rruga më e shkurtër” e Agim Kajmakut dhe shefit të tij është zhvatja e komunitetit në Vorë dhe në Shqipëri, duke i varfëruar!
“Të vjedhim sa të mundim deri në “sekondën” e fundit të qeverisjes së Rilindjes!
Kjo është motoja dhe modeli rilindas i Edi Ramës!
Agim Kajmaku dhe të gjithë ata që prezanton Edi Rama, janë pjesë e “oborrit” të Ramës, të cilët i përdor, për ti zhvatur qytetarët, në një shtet ku nuk sundon ligji, por ligjin e bën Edi Rama, me të zgjedhurit e tij lokal në dëm të komunitetit!

Facebook Comments