Ben OROSHI

◾◾◾

“Në ditën e parë të çangës në apelin e parë, të, kampit të parë të dhunës së pafundme do të përgjigjeshin familjet Markagjoni, Pervizi, Bajraktari, Dukagjini, Kokali, Dine, Vatnikaj, Koliqi, Biçaku, Mulleti, Alla, Merlika, Topalli, Radi, Alizoti, Matjani, Kupi, Dosti, Kaloshi, Tinaj, Kolgjini, Sina, Bami, Plasoti… etjerë… nji listë kilometrike, e cila plotësohej përditë me “mish” të freskët nga e përjetshmja “luftë klasash”. Jo pak për të qenë legjendë, nëpër at vend do të kalonin familjet e pesë kryeministrave shqiptarë: Koço Kotës, Fejzi Alizotit, Mehdi Frashërit, Mustafa Merlikës dhe Fiqiri Dines! Në Prill-Maj 1945, familjet e veriut internohën në qytetin e Beratit, ndërsa ato të Jugut në qytetin e Krujës. Vetëm me 500 gramë bukë misri në ditë, pa sigurim banese, të detyruar të gjenin vetë. Pas prishjes me Jugosllavinë, u internuan qindra familje veriore dhe Berati u mbush plot e përplot, duke u kthyer në qytet të internuarish.

Në verën 1948, të internuarit e Beratit transferohen me 38 kamionë të ushtrisë në Turan, Veliçot e Memaliaj të Tepelenës, ku plas kolera e vdesin shumë të internuar, kryesisht fëmijë. Këtu e ka nisjen dhe kampi mizor i Tepelenës.

Më 19 maj të gjithë të internuarit vendosen në ish kampin e ushtrisë italiane, ku buka u jepet gruri e nga nje lugë supe në ditë. Të mbyllur në katër kazerma të mëdha me skela dykatëshe druri, për fjetje e banim.

Më Gusht 1949 internohen aty 500 familje mirditore me shkak të vrasjës së Bardhok Bibës. Kështu që të internuarit arritën në 4000-5000 frymë, shumica dërmuese pleq, gra e fëmijë. Njëkohësish krijohët kampi i Porto Palermos, ku kalaja ishte një burg i vertetë, 1949-1951.

Më 1952 puna e detyruar ndalohet dhe forcat e punës transferohen në kampe të tjerë, për ndërtim objektesh të Ministrisë së Brendshme dhe në Fabrikën e Tullave në Tiranë. Lirohen pjesa më e madhe e të internuarve mirditorë. Në vend të tyre bien aty të internuarit jugorë të Krujës, Valiasit e Kamzës.

Në fund të nëntorit 1953 kampi mbyllet, me nisjen e kamionit të fundit me të internuar, për në Savër të Lushjës, qendër e internimit, ku ishte dhe komanda. Të internuarit vendosën në 11 sektorë-kampe të fermës 29 Nentori. Saver, Pluk, Gradishtë, Grabian, Rrapëz, Gjaze, Gurrëz, Dushk, Zamë, Cermë e Sulzotaj, si dhe në ndonjë fshat kooperatist.

Facebook Comments