Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Kundër-opozitarët aktual të P.D.-së dhe liderit Lulzim Basha, janë të shumëllojshëm për nga mosha, intelekti, pasuria raportet me bosët e tyre, inatet personale, pozicioni shoqëror, strategjitë për të bërë presion dhe pastaj për tu futut në politikë!

PD po sulmohet nga 3 drejtime, deklaronte zoti Basha para disa ditësh!
Kundër-opozitarët dhe mercenarët janë jashtë PD, mercenarë të Ramës dhe e bosëve të trafikimit të drogës dhe ish përfitues të PPV-ve, në këto 6 vite, ish-demokratë dhe ish-demokrate të “pangopur” me pushtet dhe pasuri! Janë persona që kanë konsideruar politikën si lojë në shërbim të pasurimit dhe forcimit të tyre dhe familjes së tyre!
Nuk po listoj më shumë lloje kundër-opozitarësh dhe mercenarësh, por për t’i dhënë përgjigje të gjithë “mercenarëve politik” dhe kundër-opozitarëve të dëshpëruar dhe me njerëzve që duhet të kenë shpresë, po citoj filozofin e madh JEAN-PAUL SARTRE!
Nëse kanë mend dhe kuptojnë ta lexojnë mirë Jean Sartre!
Për ata që nuk e kuptojnë po e shkruaj se me ardhjen e PD-së në pushtet shumë shpresa duhet të kenë pensionistët, shtresa e mesme, studentët, të rinjtë, fëmijët e shkollave, të sëmurët, ish- pronarët, ish-të persekutuarit dhe njerëzit e ndershëm!
Kurse të dëshpëruar duhet doemos të jenë, të gjithë ata politikanë ose ish-politikanë të cilët kanë ndikuar në shkatërrimin e ekonomisë në vend, për dëmin material dhe moral që i’u kanë shkaktuar shqiptarëve dhe ata që kanë punë me ligjin dhe që kanë përfituar padrejtëisht në këto vite!
Jean Paul Sartre shkruante:
“Unë mendoj që shpresa është pjesë e njeriut; veprimi njerëzor është transhendent, domethënë që ai synon gjithmonë një objekt ardhmëror, duke u nisur nga çasti i tanishëm i të konceptuarit dhe i rrekjes sonë për ta përmbushur. Ai e vendos qëllimin e vet, përmbushjen, në të ardhmen; dhe në mënyrën e të vepruarit, është shpresa, me fjalë të tjera, vetë fakti i shtruarjes së një synimi si për tu përmbushur medoemos.
Unë flisja për dëshpërim, por, siç e kam thënë shpesh, kjo nuk qe e kundërta e shpresës. Dëshpërimi ishte të besuarit që synimet e mia themelore nuk mund të arriheshin e për pasojë, në realitetin njerëzor kishte një dështim thelbësor. Dhe, në fund të fundit, në kohën e “Qenia dhe hiçi”, unë shihja te dëshpërimi vetëm një pamje të qartë të gjendjes njerëzore”.

Po e mbylli me një shprehje të popullit dhe përkthimin në gjuhën frënge:
Mos u dëshpëroni! “Shpresa vdes e fundit”!

Bien fait, ne désespérez pas trop!
L’espoir meurt en dernier!

Facebook Comments