Brigada e parë partizane e Mehmet Shehut, pushkatoi pa gjygj, pa vendim, 22 djem e burra të Martaneshit, për të cilët është ngritur një memorial në fshatin Peshk.
I nxori dhunshëm nga shtëpitë e tyre dhe i vrau barbarisht.

Ja emrat e tyre me radhe:
1▪️Abaz Gurra
2▪️Destan Sollaku
3▪️Ali Gjoka
4▪️Musa Balla
5▪️Qerim Gjoka
6▪️Liman Hasballa
7▪️Sul Balla
8▪️Sul Peshku
9▪️Hasan Cela
10▪️Muharrem Cela
11▪️Fejzulla Grica
12▪️Kamber Peshku
13▪️Islam Cela
14▪️Ibrahim Cela
15▪️Qazim Koci
16▪️Hysen Peshku
17▪️Isa Cela
18▪️Hasan Sallaku
19▪️Avdyl Grica
20. Riza Grica
21▪️Shaban Grica
22▪️Rexhep Grica.

U demonstrua kështu akti më i madh e më i rëndë i mosmirënjohjes.
Mosmirënjohja, gjëja më e keqe dhe e rëndë njerzore është zakon i komunistëve, mënyrë sjellje e jetese e komunistëve.
O i ka dhënë Martaneshi luftës çlirimtare o mos ta mundojë e mendojë askush tjetër, asnjë krahinë tjetër.
Dhe u shpërblye me mosmirënjohjen komuniste, me vrasjen e 22 djemve e burrave të Martaneshit.
I ka mbajtë partizanët e komunistët me bukë, me ujë, me strehë, i ka rrethuar me dashuri e ngrohtësi, u ka dhënë besë, i ka veshë e mbathë.
Dhe u shpërblye me mosmirënjohje e me dhunë, me vrasje e pushkatim të 22 burrave e djemve.
Partizanët e Mehmet Shehut, me 3 mars 1944, ia shpërblyen besën e bujarinë, bukën e dhënë Martaneshit duke ia vrarë 22 djem e burra dhe u mallkuan nga populli i Martaneshit si mosmirënjohësit më të mëdhenj, si bukëshkalët më të mëdhenj…
I vranë e nuk i lanë martaneshasit t’i qajnë.
I vrau Mehmet Shehu, ai që ishte trim se pati vrarë në fshatin e tij mushkat e kojshisë se shkeli një mushkë vijën e ujit dhe u nda vija e ujit nga gjurma e mushkës. Ai trimi që vriste mushkat e kojshisë me tregue trimërinë, ai e vrau Martaneshin.
Ai u tregua mosmirënjohësi dhe besëpreri më i madh.
Dhe nga urrejtja për Martaneshin, komunizmi nuk u mjaftua me 22 djemtë e burrat që ia vrau me 3 mars 1944, por në vitet e para të diktaturës pas ’44, ia vranë Martaneshit edhe 13 djem e burra të tjerë.
Por këto 13 ia vranë një nga një, tek e tek e jo në grup e brenda pak çastesh sic ia vranë 22 të parët me 5 mars 1944.
Megjithëse me 35 djem e burra të vrarë, përsëri komunizmi e mori peng Martaneshin…më 5 mars 1944 Brigada I marshonte nga Kaptina në Shëngjerg.
Në fshatin Peshk pati një shkëmbim zjarri në largësi, që shkaktoi vrasjen e një partizani, Kamber Sadikut.
Me urdhër të M.Shehut, partizanët u futën në çdo shtëpi të fshatit dhe arrestuan burrat që gjetën.
I rreshtuan për t’i pushkatuar, por doli nga radhët partizane zv/komandanti i batalionit partizan të Martaneshit Hysen Peshku dhe kundërshtoi: “Këta janë të pafajshëm, shoku komandant! Këta që janë rreshtuar për t’u pushkatuar, shumica janë baballarë e vëllezër të partizanëve të çetës së Martaneshit, nuk janë armiq.”
Mehmeti dha urdhër që të rreshtohej edhe ai bashkë me ta dhe dha urdhër për zjarr. Kështu u vranë 22 njerëz krejt të pafajshëm

Shënim: Emri “Martanesh” vjen nga sakrifica e një vajze me emrin Marta, të cilën pushtuesit turq e morën peng.
Ishin 12 cuca, njëra prej tyre hidhet nga shkëmbi për të mos rënë në duart e pushtuesve.
Shoqet e saj i thanë: “U nda Marta nesh” dhe kështu i mbeti emri krahinës Martanesh.

Facebook Comments