Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Nuk pata ndërmend të merresha me emrin e Valdrin Pjetrit edhe nëse do të ishte Kryetar Bashkie në Shkodër, për të vetmen arësye se është antikushtetues dhe ka dalë nga zgjedhjet antikushtetuse “Nul” të 30 Qershorit!!
Së pari, sidoqë të shkonte “loja politike”, Valdrini do të largohej shpejt me votën e Shkodranëve në zgjedhje të lira dhe demokratike që do të zhvillohen patjetër në të ardhmen!!
Së dyti Valdrini është një person i panjohur, që ka shumë pak lidhje shpirtërore dhe kulturore me Shkodrën 2400 vjecare!
Kam besimin e plotë që Edi Rama e përzgjodhi Valdrinin, si “kokë turku”, për ta përdorur për opinionin publik ndërkombëtar dhe atë vendas dhe pastaj për ta “shitur dhe hedhur tutje”!
Edi Rama ka informacion për cdo gjë, jo më për “narkotrafikantët” që janë pjesë e qeverisjes së tij dhe oborrit të tij personal?!
Të njëjtën strategji pak a shumë përdori me ish-kandidaten Keti Bazhdari, por këtë herë ndryshoi “stil”, formë!
Në 2014 prezantoi një ish-biznesmene, kurse në rastin e Valdrinit, një biznesmen-trafikant për ta kontrolluar më mirë!
E titullova opinionin:” Koli Idromeno, Valdrin Pjetri dhe Shkodra”, për arësyen e thjeshtë, se të bën përshtypje se si ka mundësi që një kryeministër ish-artist kur në inagurimin e Fototekës “Marubi” flet shumë mirë për Shkodrën, Koli Idromenon dhe vlerat e saj dhe kur vjen momenti sjell si kandidatura “narkotrafikanë” për të drejtuar Shkodrën 2400 vjecare të kulturës dhe Idromenos!?
Kjo është një prej strategjive “okulte” të Edi Ramës për Shkodrën!
Nga një anë promovon gjoja “vlera” kulturore dhe “grintë” dhe inaguron institucione kulture dhe sporti, për të mbuluar “krimin ekomomik!
Nga ana tjetër bashkëpunon me “krimin e organizuar” dhe blen vota me “narkotrafikantët” dhe prezanton kandidatura “narkotrafikantësh” për ta drejtuar?!
Valdin Pjetri dhe Koli Idromeno nuk kanë asnjë lidhje në formë dhe përmbajtje, janë “dy botë” të kundërta!
Nikollë Idromeno i njohur gjerësisht si Kolë apo Kól Idromeno (Shkodër, 15 gusht 1860 – 12 dhjetor 1939) ka qenë artist i mrekullueshëm shumëplanësh si piktor, skulptor, fotograf, butaforist, skenograf, muzikant si dhe arkitekt.
Në promovimin e Fototekës “Marubi” ishte interesant fakti që morën më shumë pjesë ish-drejtues “mashtrues” të kulturës në Shkodër në vitet 2005-2013, gjoja të P.D.-së dhe kishte shumë pak “socialistë” ose po themi artistë të lidhur politikisht me të majtën tradicionale në Shkodër!?
Biles gjej rastin të shkruaj edhe një politikë të “mshehtë” të disa qarqeve dhe ish-drejtuesve të viteve 2005-2013 në lidhje me Fototekën “Marubi” teatrin “Migjeni” dhe stadiumin “Loro Borici”!
Pavarësisht shumë parave publike të derdhura nga nga qeverisja e P.D.-së nga 2005-2013, investimi për Fototekën “Marubi”, Teatrin “Migjeni” dhe stadiumin “Loro Borici” i’u la me “takt” Edi Ramës për ta përdorur për argument për të marrë Bashkinë e Shkodrës në të ardhmen në bashkëpunim me këto ish-drejtues dhe ish-deputet të P.D.-së!!
Njëkohësisht u emërua edhe drejtori nga viti 2011-2013 nga ish-ministri i P.D.-së dhe pikërisht ky drejtor nuk u largua nga Edi Rama, ndër të vetmit drejtorë të cilët vazhduan me qeverisjen socialiste nga 2013-2019!
Në realitet nuk ka asgjë të keqe të mbahen në funksione të caktuara lokale ose kombëtare të djathta dhe të majta specialistë të fushës!
Por kur ky kriter duhet të funksionojë për të gjithë me status të vecantë për administratën shtetërore!
E njëjta strategji u përdor edhe me Teatrin “Migjeni” që nuk u investua në 2005-2013, por u la përsëri të investohej me “takt” nga Edi Rama, më argumentin se “investuam” në sektorë më të rëndësishëm të Shkodrës dhe na mjaftuan paratë!
E njëjta staregji u ndoq edhe me stadiumin “Loro Borici” dhe privatizimin e “Vllaznisë”, ku aksionerë do të ishin njerëz të Edi Ramës dhe Jozefina Topallit dhe miqve të tyre!
Po ashtu edhe me Universitetin privat të Shkodrës, për të pasur akses dhe investuar në arësimin e lartë!
Personalisht jam për zhvillimin e institucioneve të kulturës, dijes dhe të ekonomisë jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë!
Por politikat klandestine “okulte”, të bëjnë të reagosh!
Këto politika nuk kanë ndikim pozitiv në komunitet dhe i shërbejnë vetëm klaneve dhe individëve të caktuar!
Edi Rama, njëkohësisht në këto vite ka biseduar edhe me disa artistë, një drejtues kori dhe një artist i arteve grafike për ta ndihmuar për të marrë Bashkinë e Shkodrës!?
Por përgjigja e tyre ishte se nuk kemi mundësi, mbasi njerëzit e tyre janë të punësuar në Bashkinë e Shkodrës, në poste drejtuese në kulturë dhe kanë përfitime të shumë të mira materiale!
Edi Rama ka biseduar edhe me disa biznesmenë të Shkodrës, në këmbim të mbështetjes duke i’u ofruar lehtësi fiskale, tendera në “kurriz” të arkës së shtetit!
Sinqerisht nuk po i përmendi emrat e këtyre personazheve, mbasi në shkrimin tim më interson “loja” që bën dhe strategjitë që përdorë “kryetrafikanti” Edi Rama, për të marrë Shkodrën me vasalët e tij!
Por Edi Ramës do ti drejtohem me këtë shkrim: “Larg duart nga Shkodra e kulturës e sportit dhe e dijes”!
Shkodra është e të gjithëve, e Idromenos, të djathëve dhe e të majtëve, por jo e klientëve te Edi Ramës dhe veglave të tij!!
I bëj thirrje qytetarëve të Shkodrës pa asnjë ndasi politike, që ditën e Hënë, ora 10.00, të bëhemi të gjithë bashkë, që zëri dhe vullneti jonë të mos përdhosen nga vullneti i vetëm një njeriu.
Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo lodër në dorën e Edi Ramës.

Facebook Comments