Nga Mustafa GREBLLESHI

◾◾◾

Të kam ardhur, o baba tinës rojeve
Kësaj nate në varr.
Se kam zjarr e kam mall të të pyes
Në u shkërmoqe e u trete.
Pabesisht ty me plumb të rrëzoi
Qeni i zi gjakatar.
Dhe pa varr, pa emër
Midis kombit që e deshe
Aq shumë ti mbete.
Po më fal, o baba, se të flas e të thërras
Në univers pa e ditur ku je ti.
Më ke lënë, siç e di, fillikat.
Pa atdhe e pa gëzim.

Fli i qetë, o baba. Qetësi.
Se drejt teje si erë po vij
Të të sjell si gur varri,
Trupin tim të gjymtuar edhe shpirtin tim.

Shkruar në burgun e Tiranës qelia 79, viti 1948.
Babain ia kishin pushkatuar komunistët.

Marsida T. NAJDENI: Çfarë trishtimi. Breza të shkuar dëm nga babzia për pushtet të disa idealistëve analfabetë. Autori i ndër të parëve roman dashurie në letërsinë shqiptare si “Gremina e dashunisë” ishte katandisur burgjeve dhe mëpastaj bojaxhi. Si zhduket drejtësia në skutat më të errëta të njerëzimit?! Sa dhimbje ka në rreshtat e kësaj poezie. Një ujvarë ndjenjash që të përfshijnë në çdo gërmë. Një poezi e cila është tablloja e jetës së shkrimtarit, një tabllo pikturuar me trishtim. Në birucën e tij, izoluar nga e gjithë bota dhe i zhveshur nga atdheu që meritonte, i ndjeri Mustafa kërkon ngushëllim tek babai i vdekur. Është i sigurtë se vdekjen e ka pranë, i vetmi “ngazëllim” është t’i shkoi pranë babait. Në vend ta donin këtë shkrimtar të shkëlqyer, ju sygjeroj ta kërkoni në librari, e tutën duke e torturuar. Edhe pse doli nga ajo birucë, shpirti i tij kishte vdekur e mbetur varur në ftohtësinë e mureve larë me gjak, lot e lutje. Mure që po t’i pyesje kushedi do betoheshin se ka një ferr dhe një parajsë. Jetoi dhe disa vite të tjera si bojaxhi. U përpoq shumë t’i krijonin hapësira për botim. Vuajti, por dashuria për atdheun kurrë si shterroi.
Vajzat e tij kanë botuar dorëshkrimet e babait, i cili ishte miku më i afërt i Mitrush Kutelit.
Bëjeni pjesë të biblotekës tuaj Mustafain.

Facebook Comments