Nga Edon KUQI

◾◾◾

Votimet e 30 Qershorit ishin po aq nul sa dhe vetë kandidatët “fitues” të rilindjes të cilët edhe pse të vetëm në garë nuk morën më shume se 10% të votave!
Që nga koha kur diskutohej ligji i dekriminalizimit i propozuar nga opozita,filloi ankthi në sektin e rilindjes pasi pastrimi i politikes nga “politikanët” me rekorde kriminale do i nxirrte jashtë sistemit dhe do i vinte përballë drejtësisë që për fat të keq nuk bëri kurrë drejtësi!
Sot është fakt që jo vetëm 30 Qershori ishte një farsë zgjedhore por edhe se Edi Rama erdhi dhe e mban pushtetin me kriminelë që tashmë i ka veshur me mandate kryebashkiakësh,drejtorësh e deputetësh!
Ndalimi i hyrjes në SHBA i ish-kryebashkiakut të Durrësit fakton atë që tash sa kohë thuhet,Vangjush Dako është i lidhur me krimin dhe po e ka mbajtur Durrësin me krimin!
Ai që sot duhet të ishte para drejtësisë në fakt po shijon pushimet duke vazhduar trashjen e zverkut me paratë e vjedhura.
Vangjushi nuk është i vetmi në sagën e kriminelëve të tjerë të asaj që tashmë është një familje mafioze e pagëzuar me emrin rilindje e që drejtohet nga kumbari Edvin që është i gatshëm ti shesë të gjithë anëtarët vetëm që të shpëtojë fundshpinen e vet!
Rasti më i fundit ai i Shkodres ku “kryebashkiaku” i zgjedhur me 10% dha dorëheqjen akoma pa e provuar kolltukut e kryetarit tregon qartë situaten e rëndë ku ndodhet vendi!
Edhe pse Edi Rama e vuri vetë Valdrinin kandidat,kjo pasi i kishte dhenë shumë kolltuqe të tjerë për të provuar pasi e vërteta doli sheshit e dorëzoi pa iu dridhur qërpiku duke e hequr pergjegjësinë nga vetja siç bën gjithmonë në fakt!
Me statusin e shkruar nga Fuga ai me shpejtësi perjashtoi ç’do mundësi që ai ta ketë ditur që Valdrini i tij ishte një njeri i akuzuar dhe dënuar në shtetin italian.
Në fakt a nuk është detyrë dhe përgjegjësi e jotja të verifikosh figurat që i propozon si qytetarë të parë të një bashkie? Si është e mundur që kryeministri i vendit nuk e di që një person që propozon për kryetar bashkie është i dënuar?
Bashkë me dorëheqjen e Valdrin Pjetrit duhet të vinte dhe dorëheqja e Edi Rames si përgjegjësi i vetëm për situaten në vend dhe për krimin e farsës zgjedhore të 30 Qershorit.
Tani Rama bëri një tjetër kokë turku që pasi e përdori për të vjedhur votat në 2017-ten sot e hedh në rrugë politikisht por që jam i bindur që para drejtësisë së kapur nga Edi Rama Valdrini do dalë i pafajshëm e në mos na kërkoftë dhe dëmshpërblim.
Ah moj Shkodër lokja çfarë bijsh të ranë për pjesë…

Facebook Comments