Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, gjatë jetës së tij të lavdishme dhe karrierës së shkëlqyer ushtarake, gëzonte këto tituj dhe mbante këto pozicione të larta drejtuese, të cilat po i paraqes në rend kronologjik:

1▪️Princ, që në lindje(1405),

2▪️Kalorës Timarli Spahi në Vilajetin e Dhimitër Jonimës(1425),

3▪️Subash i kazasë së Krujës(1437),

4▪️Sanxhakbej i Nikopolit(sot, Plovdiv) në Bullgari(1438),

5▪️Zot i Arbërisë/Dominus Albaniae(02.03.1444),

6▪️Kryetar i Shtetit të Lidhjes së Lezhës dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë së federuar(02.03.1444),

7▪️Luftëtar i Krishtit dhe Kampion e shqyt i krishtërimit në luftën kundër turqve(1451),

8▪️Athleta Christi(Atleti i Krishtit) ose “Athleta et propugnatore nominis Christiani [Një atlet dhe një kampion i krishterë](11.09.1457),

9▪️Kapiten i Përgjithshëm i Selisë së Shënjtë(23.12.1457),

10▪️Gjeneral lejtnant i mbretit Ferdinandi i Aragonës, në Puglia(18.01.1462),

11▪️Guvernator dhe komandant i përgjithshëm i forcave tokësore të Republikës Veneciane në luftën kundër Perandorisë Osmane(20.08.1463).

*Heroin tonë Kombëtar, edhe pse të pakurorëzuar zyrtarisht nga Ati i Shenjtë, e njihnin dhe e respektonin si “Mbret”, jo vetëm populli arbër dhe popujt e tjerë të krishterë së bashku me monarkët e tyre, por edhe vetë turqit-osmanë.

Facebook Comments