Nga Qamil Gjyrezi

◾◾◾

Një titull në një media para dy ditësh ishte: “Shkodra nuk bën pakt me djallin, proteston kundër trafikantit të Ramës në Bashki”!
Me të vërtetë Shkodra është simbolike dhe nuk ka “trafikant” as “djall” që e mposhtë dhe do ta mposhti, sado i rrezikshëm që të jetë!!
As Edi Rama që është më rrezikshmi me bandën e tij, pavarësisht parave të drogës dhe intrigave nuk do ta mundi!
Simbolet si Shkodra nuk mposhten! Shkodra e tregon vehten kur i prishet imazhi nga interesa të caktuara politiko-mafioze, që duan të lozin me fatin e saj!
Fyerje më të madhe se kandidatura e Valdin Pjetrit për kryetar bashkie nuk kishte, jo vetëm për demokratët shkodranë, por edhe për të majtët dhe të pavarurit!
Me datën 30 Qershorë vetëm 5% shkodranëve, morën pjesë në votimet Nul, Zero të Edi Ramës!
Por kur lexon se një ish-demokrate e “pafëtyrë” si Jozefina Topalli e kishte emëruar Valdin Pjetrin, biles “Drejtor i përgjithshëm të trajtimit të pasurive të konfiskuara në vitin 2010-2013” Task-force, nxite dhe motivohe të shkruash të vërteta për mercenarët dhe mashtruesit politikë me dy fëtyra, që në Shqipëri nuk janë pak dhe lozin teatër me Shqiptarët, për interesat e tyre dhe të “sektit” të tyre!
Që në vitin 2005 në një intervistë T.V.lokal e pata parashikuar se cfarë do të bënte Jozefina Topalli duke keqpërdorur pushtetin, për qëllime personale dhe sektare!!
Po citoj një deklaratë të P.D.-së së Shkodrës: “Karriera e trafikantit të drogës, Valdrin Pjetri kaloi nga duart e Jozefina Topallit. Në letrën e degës lokale të P.D.-së, shprehet habia që ish-deputetja nuk kushtoi asnjë fjalë për kryebashkiakun e zgjedhur, pasi “me gjasa është kujtuar, që duke injoruar kontributin e çdo demokrati të ndershëm, gjatë kohës që qeveriste P.D., për hatër të Luigjit, babait të Valdrinit dhe mikut të saj, e promovoj Valdrinin në poste drejtuese, edhe pse pa asnjë kontribut në Partinë Demokratike”.
Po ku janë ata ish-demokratë shkodranë, ish-drejtuesat politikë, ish deputetët, ish-ministra që fshihen sot, që Jozefina u tall me ta dhe e mbështetën në lojën e saj të ndyrë, në dëm të Shkodrës! U krijue imazhi i gabuar se Jozefina e ka bërë Shkodrën! Qesharake në një botë të zhvilluar, ku paratë janë të publikut dhe Jozefina dhe “sekti” i saj përfituan shumë në vitet 2005-2013 dhe përsëri nuk u ngopën me para dhe pushtet ! No comments!?
1.Mercenarë që duan të përcajnë opozitën dhe PD-në!
E titullova opinionin “Lulzim Basha, Gazment Bardhi, Shkodra dhe mercenarët”, mbasi dy ditë përpara skandalit të trafikantit të drogës Valdin Pjetri, lexova një status të Altin Goxhaj: “Këtë Valdrinin e EDvErit nuk e zbuloi P.D. por Voltana e cila si Shkodrone e vërtetë nuk u dorëzua si këta lylzimsat e Lylit nga Veriu në Jug! Lyli kishte parashiku për Voltanën atë që bëri me Kukësin, Kavajën, Lezhën apo Kamzën por i kishte bo hesapet pa hanxhinë! Po të mos ishte Lulzim Basha, sot Shkodra e shumë bashki të tjera nuk do binin në duart e P.S. e krimit” (Shkodraëebmedia 2019).
A nuk është ky status tip mercenarësh dhe faktet ishin dhe janë krejt ndryshe!
Këto lloj gazetarësh dhe opinionistësh duan të fusin në sherr P.D.-në por e kanë të kotë!
PD dhe Lulzim Basha po forcojnë pozitat e tyre politike për cdo ditë e më shumë, në planin ndërkombëtar dhe kombëtar!
Opinionistët mercenarë duan të krijojnë përcarje edhe në opozitë por nuk do ja dalin!
Në fakt P.D. lokale, ish-deputetët e Shkodrës, Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi i shkruajti letra ambasadave perëndimore, por nuk patën shumë sukses! Biles Borchard bisedoi 2 orë më zonjën Ademi në zyrën e saj!? Natyrisht kontributi i këtyre personazheve politikë ishte shumë i rëndësishëm për të nxjerrë të vërtetën e narkotrafikantit Valdin Pjetri, megjithëse ata e kanë edhe detyrim para Shkodrës dhe P.D.-së që i ka besuar dhe votuar!
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka qenë shumë aktive në mbrojtjen e Bashkisë dhe në periudhën para datës 30 Qershorë!
Në P.D. cdo aksion politik funksionon në formë vertikale dhe institucionale, duke respektuar statusin dhe herarkitë, institucionet e zgjedhuara të kësaj force politike!
Natyrisht në këtë aksion për mbrojtjen e demokracisë dhe zgjedhjeve të lira ka Lideri demokrat Lulzim Basha dhe sekretari i P.D.-së Gazment Bardhi me stafin e tij që nuk po bëjnë pushime vere!
Fjala dhe deklaratat e liderit opozita marrin një rëndësi të vecantë dhe kanë ndikim të madh mbasi përgjegjësia është kombëtare jo vetëm lokale!
Në takimin me qytetarët e Shkodrës mbas datës 30 qershorë Lideri Basha u shpreh, se shumë shpejt do të njiheni me figurën me vepra penale të kandidatit për kryetarë bashkieValdin Pjetri! Dhe në realitet ashtu ndodhi!
Gjatë këtyre ditëve lideri Lulzim Basha dhe sekretari Gazment Bardhi kanë zhvilluar disa konferenca intensive me ndikim të madh për opinion publik:
-Lulzim Basha: “Nga Pjetri tek Artur Bushi e Pjerin Ndreu, kush janë 17 kriminelët dhe trafikantët e emëruar nga Rama në Bashki” (14. 8. 2019).
-Basha: “Rama përmes Pjetrit do kontrollonte rrugën e drogës në Ballkan që kalon nga Shkodra” (14/08/ 2019)
-“Denoncimi i fortë i Bashës: “Rama inauguroi hotelin e drogës të vëllait të Valdrin Pjetrit” (12/8/2019)
-Gazment Bardhi: “P.D. publikon kartelën e dënimit në Itali për trafik droge të Valdrin Pjetrit” (13.8.2019)
-“Bardhi zbardh kartelën e burgut të Pjetrit të Ramës në vitin 2003”! (10.8.2019)
– “Çfarë të kujton data 27 janar 2003…”, pas publikimit të certifikatave nga Valdrin Pjetri, reagon Gazment Bardhi i P.D.-së… (10.8.2019)

A vertetohet e kundërta e statusve të mercenarëve që shkruajnë të pavërteta dhe kërkojnë të krijojnë përcarje në opozitë dhe P.D.!?
Një mercenar është një individ që merr pjesë në konflikt ushtarak për përfitime personale. Mercenarët luftojnë për para ose forma të tjera pagese sesa për interesa politike. Ky ishte një përkufizim për termin ushtarak! Por ka edhe mercenarë në politikë dhe në media, që shpifin për para, shkrime të paguara ose shiten në politikë për para, paguhen për shërbimet që i bëjnë “bosëve” të tyre politikë!
Një mënyrë të tillë “mercenare” ka disa muaj po përdor Edi Rama, për të përcarë opozitën! Ka edhe individë brënda P.D.-së ose jashtë saj që “vetbëhen” mercenarë ose i paguan të jenë të tillë nga Edi Rama ose dikush tjetër!
Për të vertetuar të kundërtën e shkrimeve mercenare po citoj gazetarin e njohur Red Varaku kur shkruan: “Debati i panevojshëm për mercenarët e Ramës në P.D. dhe jashtë saj” dhe po citoj lajmin e funditë të Shijak.Tv: “Burime për Shijak Televizion bëjnë me dije se kryetari i P.D-së Lulzim Basha do të presë këtë të premte në selinë blu kryetaren e L. S. I-së Monika Kryemadhin për të folur mbi hapat e mëtejshëm që do të marrë opozita e bashkuar. Ashtu sikur e kishin paralajmëruar dhe më herët, për P. D. nuk ka pushime këtë verë”!
2.Ish-demokratët “sektarë” të pangopur mercenarë!
Një prej figurave të P.D.-së që hedh baltë mbi P.D.-në dhe liderin Basha është edhe Jozefina Topalli me 20 vjet në politikën e lartë të P.D.-së!
Nuk desha të merrem me Jozefinën, mbasi i dhanë përgjigje gazetat dhe institucionet politike lokale dhe kombëtare të P.D.-së dhe mbi të gjitha demokratët e ndershëm!! Personalisht ja kam dhënë përgjigjen që në vitin 2005!
Ja se cfarë deklaron kjo tip mercenareje: “Falë tij (Bashës) Rama është ende në qeveri, shkretoi P.D. dhe e kthehu kundër perëndimit, përgjegjës edhe për Valdrin Pjetrin ( Gazeta Sot 2019! Po si qëndron e vërteta?!
Po citoj një shkrim: “Karriera e trafikantit të drogës, Valdrin Pjetri kaloi nga duart e Jozefina Topallit. Në letrën e degës lokale të P.D.-së, shprehet habia që ish-deputetja nuk kushtoi asnjë fjalë për kryebashkiakun e zgjedhur, pasi “me gjasa është kujtuar, që duke injoruar kontributin e çdo demokrati të ndershëm, gjatë kohës që qeveriste P.D., për hatër të Luigjit, babait të Valdrinit dhe mikut të saj, e promovoje Valdrinin në poste drejtuese, edhe pse pa asnjë kontribut në Partinë Demokratike”.
3.Gazment Bardhi si model merite dhe sekretari model i P.D.-së!
Po e mbylli shkrimin me një shkrim të Eduard Halimit: “Zgjedhja e kryesisë së re në P.D., dhe rasti Gazment Bardhi si model merite. Në 2013 për herë të parë, grupet parlamentare morën këshilltarë të brendshëm. Shumë i morrën për “qoka” se kjo ishte tradita. Lulzim Basha morri Gazment Bardhin vec te tjerëve.
Nuk ka patur ndonjëhere P.D. një njeri që të prodhojë aq shumë memo, materiale, këshillimore sa Gazment Bardhi. Dëshmimtarë për këte janë gjithë grupi parlamentar i vjetër dhe i riu dhe kjo është meritë e punës dhe sakrificës së Gazit”!
Shkruajta pak reshta për zotin Bardhi, mbasi sot është edhe përfaqësuesi i P.D.-së në Shkodër! Zoti Bardhi me qetësinë, përkushtimin politik dhe saktësinë e tij ndikoi shumë mediatikisht dhe politikisht, për të zbardhur të vërtetën për narkotrafikantin Valdin Pjetri!
Së dyti edhe në aksionin opozitar të P.D.-së që nga muaji Shkurt zoti Bardhi tregoi vlera të vërteta të një sekretari i P.D.-së, që i ka munguar kësaj force politike në vite!
Ekipi që ka përzgjedhur Basha dhe është votuar nga demokratët për të drejtuar institucionet e P.D.-së më shumë bën optimist!
Është pikërsht ky ekip që do të rrëzojë edhe “Bosin” e Valdin Pjetrit dhe të “Rilindasve” më të rrezikshmin në politikën aktuale me mercenarët e tij, Edi Ramën dhe do të ndryshojë sistemin politik në Shqipëri!!

Facebook Comments