Nga Faruk MYRTAJ

…Nuk i kemi aq te shumte profesionistet dhe te ndershmit njeheresh si te Fatos Baxhaku, jo, nuk…

Nuk ka mundesi pranimi, per kesi lloj lajmesh…
Jo se ne do duhej o do mund te benim dicka qe ta shmangnim kete qe ndodhi, madje as arsyet e Ikjes apo ato qe ndihmuan ate piken e rendesise nuk kane…

Me Fatos Baxhakun, sa isha aty, thjesht jam pershendetur, njatjetuar. Jo pse ishte tipiku tiranas qe te mbante larg me nje lloj paragjykimi ndaj te ardhurve ne kryeqytet, jo dhe jo! Nuk besoj se kam qene prej te ardhurve qe shkuan ndermend ndryshimin e raporteve te brishta qe gjithmone tiranasit kane toleruar me te drejten e te Tjereve per tu rehatuar edhe ata ne Tirane.
Fatos Baxhaku binte ne sy me buzeqeshjen e tij te pakursyer per tere format e jetes perqark syrit te tij vezhgues ne mjedisin qe gjithnje merrte forme tjeter. Ne te vertete, gjithnje tironsit e kulluar i kane kapercyer me shpirt te bardhe e zemer te hapur “prurjet e vrullta” te politikes, prej Nentorit te 1944-es, e gjer ato te fillimviteve ’90…
Vetiu kam krijuar respekt per te, per njerezillekun e Tij, per maturine, Ndershmerine e Tij profesionale, teksa kete te fundit cilesi, Profesionalizmin ia kam vrejtur prej kendej ku e kam vertitur veten, ne mergim:

Nuk i kemi aq te shumte profesionistet dhe te ndershmit njeheresh si te Fatos Baxhaku, jo, nuk…

Edhe sikur keto, ndershmeria dhe virtyti profesional, te kene qene nder shkaqet qe e nxituan ta merrnin prej kesaj jete, kam drojtje se ai nuk do pranonte t’i kembente e tyre me mbetejn ne Bursen e Dites se Shtypit e Medias Shqiptare…

Nese ka ndonje Odë per Gazetaret ne parajsen e medituar gjithnjeshem prej njeriut, Tos Baxhaku eshte atje…

Nese do mundet, besoj, Aleksander Çipa dhe te Tjeret, dot ta percjellin sa me nderueshem modelin se si duhej te ishte Antari i Organizates/Unionint a si quhet i gazetareve ne Tirane…

Lamtumire, Fatos Baxhaku…!

Facebook Comments