Nga Desada METAJ

◾◾◾

Falë zonjës Jozefina Topalli në kupolën drejtuese të PD:

1▪️Nuk u miratua asnjë ligj i posaçëm dhe nuk u dëmshpërblyen siç e meritonin ish të përndjekurit politikë. Thjesht u përdorën siç ka ndodhur rëndom këto 20 e kusur vitet e fundit.

2▪️Demokracia e brendshme në PD arriti majat sa në mandatin e dytë në selinë e partisë hynin e dilnin vetëm punonjësit e shërbimit.

3▪️U afruan kaq shumë figura me vlera nga e djathta tradicionale sa Forumin Rinor te PD e drejtonte një këngëtare tallavaje.

4▪️U punësuan dhe u përkrahën kaq shumë demokratë sa pas zgjedhjeve të 2013 strukturat ishin inekzistente.

5▪️Të gjithë ministrat apo drejtuesit e lartë të administratës së qeverisë Berisha, në fund të mandatit përmirësuan ndjeshëm statusin financiar të tyrin dhe të familjarëve.

Në fund, këto qarravitjet kundër PD ( që ka mëkatet e veta) dhe demokracinë e munguar të saj,nga ata që kishin mundësinë ta reformonin për vite e vite me radhë, në rastin më të mirë janë hartime emocionale për karrigen e munguar.
Në rastin më të keq ndonjë borxh i kthyer ndaj armiqve të armiqve…

Facebook Comments