Nga Besart LOGU

◾◾◾

“Po të mos ishte LB , Edi Rama nuk do te ishte sot Kryeministër.” J.Topalli

Ore, kujt ia mori pushtetin në 2013 E.Rama?! Ai ishte kjo zonjë Kryetare Parlamenti, N/Kryetare e PD dhe Drejtuese e Qarkut Shkodër, kur Rilindja erdhi në pushtet me 1 milion vota?! Me sa mandate e mori Qarkun Shkodër në fillim të karrierës dhe me sa e dorëzoi atë në fund të saj?!

Njerëzit kanë memorie politike dhe nuk mund ti fyesh kaq hapur! Të merresh me Opozitën me një KM buzë gremine është shërbimi më i mirë që mund ti bësh këtij të fundit!

Xhozi & Co duhet të kuptojnë se Partia Demokratike po hyn në kohën e dytë politike të saj. Cikli për shumë drejtues historik është mbyllur dhe egoja për të ruajtur akoma pozitat vetëm sa e dëmton atë. Cikël i cili do të mbahet mend për arritje të mëdha e të papërseritshme si rrëzimi diktaturës, antarsimi në Këshillin e Europës, nënshkrimi MSA, hyrja në NATO dhe liberalizimi i vizave.

Padyshim se PD-ja sot, në pjesën më të madhe të saj, nuk është PD-ja e Dhjetorit 1990 por duke patur parasysh vitet e tranzicionit si dhe kontributin e qeverisë së djathtë në zhvillimin ekonomik e integrimin e vendit, shpreh nevojën e kohës për të rihedhur në publik një PD me format krejtësisht tjetër, me profesionist dhe emra të rinj të fushave të ndryshme, me energji të reja dhe e gatshme ti përgjigjet sfidave në të cilat ndodhet Shqipëria.

Strukturat e partisë sot, ish-përfaqësuesit e saj të rëndësishëm politik, anëtarët e thjeshtë dhe të rinjtë shpresëplotë të angazhuar rishtas, janë koka, gjymtyrët dhe çdo pjesë tjetër e një trupi të vetëm që quhet PD.

Bashkë mundemi!

Facebook Comments