Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Pas publikimit të dokumenatve nga P.D. ku vërtetohet se Valdin Pjetri ka qenë i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike në Itali në vitin 2003 dhe pretendimet e P.D.-së se edhe 2 ose 3 Rilindas që konkurruan në votimet e 30 Qershorit janë të inkriminuar me vepra penale, Europa nuk do të celi “dritën e jeshile” në Tetor, për Rilindjen e inkriminuar!
Në Shkodër Edi Rama flet si studjues arti, për Idromenon, Europën, iamzhin, biles promovon edhe disa ish-studentë të tij mesatar si të talentuar (tallet me ta) dhe në realitet prezanton kandidatura shpërndarës droge në Itali si Valdin Pjetrin!?
Shkodra dhe Shqipëria nuk janë “imazh droge” o Edi Rama ”! Ata janë realitet Europian!
Këtë qeveri po e mban edhe “koha”, rethanat politike! Koha dhe momenti politik kanë rëndësi për zhvillimet politike në një vend, që ka probleme me demokracinë e brëndshme!
Europa nuk i pranon të inkrimunuarit me drogë dhe vjedhje të fondeve publike!
Edi Rama nuk e kupton Shkodrën, pavarësisht atyre, të afërmëve të tij dhe “ish-demokratëve dhe demokrateve fallco”, që përpiqen të i’a përshkruajnë me imazhe!
Edi Rama mund të flasi bukur për Kolë Idromenon në inagurimin e Fototekës Marubi, por nuk mund t’a mposhtë Shkodrën me kandidatura të inkriminuara me drogë!
Lideri Lulzim Basha prezantoi sot listën e zezë të Edi Ramës: “Nga Pjetri tek Artur Bushi e Pjerin Ndreu, kush janë 17 kriminelët dhe trafikantët e emëruar nga Edi Rama! Lista e zezë e Bashës me 17 kryebashkiakë dhe deputetë të Edi Ramës të lidhur me krimin. Në listë edhe Olsi Rama për lidhjet me trafikun e drogës. Tani Rama po përpiqet me shpejtësi të lajë duart. Në të vërtetë Pjetri dhe rasti i tij do të ishte i parëndësishëm, nëse e vërteta do të ishte siç thonë mercenarët e Edi Ramës. Por e vërteta është ndryshe”!
Shkodra dhe të gjithë Shqiptarët ja dhanë përgjigjen Edit më 30 Qershorë!

Facebook Comments