Nga Gani MEHMETAJ

◾◾◾

Varre e kushtimore ushtrive e shteteve armiqësore.
Sa tmerr!
Përkujtimore të reja për vrasësit më të egër të shqiptarëve.
Sa turp.
Varre të ushtarëve serbë që vranë mbi gjysmë milioni shqiptarë me 1913 dhe e përgjysmuan Shqipërinë, ka në veriun e Shqipërisë londineze .
Shtatore për gjeneralët famëkeq turq që e terrorizuan kombin duke vrarë vetëm me 1908-1912 mijëra shqiptarë, apo që bënë gjenocid ndaj popujve tjerë (armenëve) ka në Shkodër e Tiranë.
Varre të ushtrisë greke që vranë e masakruan mijëra shqiptarë në jug. ndërsa viktimat e tyre mbulohen me pluhurin e harresës ka në Këlcyrë e Tepelenë.
Tyrben e Sulltan Muratit afër Prishtinës e ngriti Serbia, e ruajtën kohë të gjatë serbët, por e mirëmban filiala e UDB-së së Rankoviqit, BIK-u.
Nuk ka ndonjë shembull tjetër në botë ku klasa politike të jetë puthadore, servile e kriminale sa sundimtarët shqiptarë, nuk ka shembull tjetër në botë ku ata harrojnë shqiptarët e u ngrehin përkujtimore armiqve.

Facebook Comments