Nga Rexhep SHAHU

◾◾◾

Ne kohen e çadres se PD kam artikuluar me te madhe ne miting se ne Tirane mungojne bustet apo monumentet e Mesharit, te Buzukut, te Budes, Bardhit, Bogdanit, Fishtes, Gjeqovit, Formula e Pagezimit… etj.
Tirana e Shqiperia kurre nuk ka me pase paqe pa u vu Fishta ne Tirane krah per krah Naim Frasherit. Po ta pyesni Naimin ai do te jepte bronx nga bronxi i tij per Fishten.
Vejeni Fishten dhe shihni pastaj se ku do e kene vendin viktimat e luftes se brendshme ne Turqi.
Asnjehere nuk eshte marre seriozisht nga asnje qeveri vendosja e Fishtes ne Tirane as nga ata qe e duan Fishten as nga ata qe e urrejne ende.
Te gjithe qe rreken ta bejne te vogel problemin e memorialit turk, jane te vegjel. Te gjithe qe rreken ta bejne problem bashkiak, problem lagje, problem OJF, jane mashtrues pasi ai eshte problem vetem i kryeministrit Rama, ai memorial eshte spiranca qe ai ka ngule per te qendruar ne pushtet me ndihmen e Erdoganit. Rames ia jane mbylle dyert e Fuqive te Medha te perendimit dhe ai kercenon me vellain e madh Erdogan.
Te gjithe capaculat qe i bejne avokati memorialit turk, politikane periferike shetites qe jane ankoruar aksidentalisht ne PD e PS, artiste a sportiste a striptiste, ta dine se jane te paguar per ti bere avokati memorialit turk sikur nuk eshte ndonje hata, nuk eshte ndonje cudi, nuk eshte bere gjema, nuk eshte bere nami.
Po, eshte bere gjema e nami eshte bere se pushtuesi ngre herojte e tij ne token qe e mbajti ne erresire 500 vjet.
Te gjithe mbrojtesit e memorialit turk ne nje menyre jane shperblyer “o me pare o me drithe…” vec Rames qe eshte shperblyer me qendrim ne pushtet si sfide ndaj fuqive perendimore.

Facebook Comments