Nga Gjin JUNCAJ

◾◾◾

1.Në vitet 1998-1999, mijëra shqiptarë, burra, gra e fëmijë, u vranë në Kosovë. Emrat e tyre nuk janë të listuar në parkun publik në Tiranë. Jam i sigurt se mijëra kosovarë që vizitojnë Shqipërinë çdo vit, do e vlerësonin këtë shenjë respekti.

2.Në vitin 1919, 74 shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre në male në Hot dhe u ekzekutuan së bashku nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Trupat e tyre u hodhën së bashku në një varr masiv ku mbeten edhe sot e kësaj dite, 100 vjet më vonë. Një prej tyre është stërgjyshi im. Unë dhe të tjerë anëtarë të familjeve të tyre do donim t’i shihnim emrat e tyre në park.

Do i donim këto memoriale në parkun e Tiranës sepse nuk besojmë se ata i përkasin ndonjë parku në Stamboll. (Turqit do ishin dakord me ne për këtë).

Ne nuk kemi lekë, euro, lira turke apo ndikim politik për të paguar për to. Kemi vetëm gjakun e derdhur shqiptar. Ne shpresojmë se kjo monedhë do pranohet.

Save

Facebook Comments