Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

Sapo lexova nje interviste te mikut tim shume te mire e shume te hershem z.Bujar Kapexhiu …demokrat i kah-hershem ne shpirt e ne mendje…permes se ciles ai kerkonte te mbronte e te justifikonte qenien e pjesmarrjen e tij ne ceremonine e inagurimin e Memorialit turk ne Tirane …qe une e kam quajtur publikisht Memoriali i turpit e c’kombetarizues…

I dashur e i respektuar Bujar…nga inisiator i kunder 30 qershorit dhe nismetar i levizjes ”Denome edhe mua e futme edhe mua ne burg”…sot te marresh pjese e madje te mbrosh ngritjen e nje Memoriali te tille turperues per Shqiperine e shqiptaret me duket sikur egziston nje goxha hendek i madh mos perputhes per demokracine e vertete te cilen e aspirojne dhe enderrojne shqiptaret per dekada me radhe ne shume kendveshtrime llogjike….

Te justifikohesh duke thene se isha atje ne emer te shoqerise civile ose te Bashkimit Dibran…eshte jo vetem fyese por edhe qesharake miku im….sepse shoqeria civile shqiptare …e nje vendi qe inspirohet nga aleanca Euro-atllantike, qe ka partner te perjeteshem historik te saj Ameriken e kerkon sa me pare te jete pjese e familjes se qyteteruar e te civilizuar europiane… nuk mund ti ngreje dot kurresesi Memoriale nje satrapi, nje oligarku, nje Sulltani, nje diktatori e nje armiku te betuar te demokracise…kjo sikur stonon goxha miku im…apo jo?

Ne gjithe ate kattrahure qe beri turku mbi Shqiperi e shqiptare miku im Bujar e pesoi jo pak edhe Dibra jone fisnike te cilen ti kerkon ta perfaqesosh me ceremonine e atyre qe ”dhane jeten” per mbrojtjen e nje diktatori atje tutje ne Anadoll…

Duke ti njohur shume dhe heret vlerat e rralla njerezore, qytetare, civilizuese e demokratike miku im …me vjen keq te te them publikisht …mos Bujar…mos e bej si puna e Lopes qe pasi e ka mbushur koven me qumesht te fresket e vitaminoz…nje zot e di pse vete e i bije me shkelm duke e dedhur te teren…

Sa per ate Kreshnik Collakun ”tone te PD e te opozites” qe edhe na paska mbajtur nje fjalim aty e qe fatkeqesisht perfaqeson seksionin e maredhenieve me jashte prane PD se Bashes…as qe ja vlen fare te komentoj sepse e lidh pikerisht me kete heshtje te turpeshme te vete PD, Bashes e Opozites per ngjarjen skandaloze ne fjale…duke me bindur perfundimisht se sa larg jane ata ndaj kerkeses imediate te shqiptareve te vertete te ndershem e patriote per Demokraci reale ne vendin e tyre e per ta pasur Shqiperine e tyre njesoj si gjithe Europa e Bota e qyteteruar dhe e civilizuar…
Ndaj te them puklikisht miku im i mire Bujar se me keta fare Collakesh e me te gjithe ata qe fshihen pas tij e pas tyre nuk shkohet dot as deri ne Kllojke e jo me ne Europe ok…

Ne pritje te reflektimit tend te sinqerte, qytetar e atdhetar …

Miku yt i mire e i hershem …
Adriatik Riza Dosti..

Facebook Comments