Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Edi Rama dhe Rilindja me politikën e tyre autokrate dhe antidemokratike do të destabilizojnë rajonin!? Celja e negociatave dhe integrimi në B.E. është jetike për Shqipërinë!
Kjo aspiratë ka qenë ëndrra e të gjithë shqiptarëve para dhe mbas mbas viteve 90-të, “Shqipëria si Europa”! Kjo aspiratë ka qenë edhe ëndrra e Rilindasve të shekullit 19-të!
Por me ardhjen e “Neorilindasve” të Edi Ramës në pushtet, kjo aspiratë mbeti vetëm një ëndërr, që nuk mund të bëhet realitet pa largimin e Edi Ramës dhe rivendosjen e demokracisë europiane në vend!
Edi Rama në këto 6 vite interpretoi “liderin” Ballkanik, që në bashkëpunim me Thacin dhe Vucic pregatitën “shkëmbime territoriale” për të ruajtur karrigen e tyre në dëm të ceshtjes së Kosovës!
Edi Rama interpretoi, luajti rolin e “parashikuesit trim edhe në politikën amerikane, kur bëri thirrje amerikanëve të mos e votojnë Zotin Trump!
Edi Rama i “kërcënoi europinanët dhe amerikanët, duke luajtur “rolin e liderit rajonal” se do të bëjë marrëveshtje me Kinën dhe Turqinë nëse nuk na pranojnë në Europë!?
Edi Rama së fundi në intervistën që i dha Gazetarit të “Euroneës” Jack Parrock i kërcënoi europianët se, dhënia e dritës jeshile vetëm për Maqedoninë e Veriut do të destabilizonte rajonin.
Po përdori shprehjen urbane, popullore “Tiksh moj Dhi! Po ku merren europianët me e ty o Edi Rama?
Një mik i imi diplomat europian Ë.F. më shkruajti para disa ditësh: “Akoma është në pushtet kryeminstri juaj me gjithë përgjimet të Bildit !? E Cuditshme!? Shembull i paparë dhe i padëgjuar në demokracinë europiane!?
Europianët dhe Europa kanë “falur” shpërthimet artistiko-politike e të madhit At Gjergj Fishta, që ka qenë një gjigand i mendimit dhe një pro-perëndimor i madh!
Europinanët nuk i mbulojnë skandalet e kujtdo kryeministër në Europë dhe nuk mund t’i kërcënojë një kryeministër i dështuar për destabilizim, qoftë ky edhe Edi Rama një “artist modest”!
Edi Rama ka cënuar demokracinë, garancitë kushtetutese në Shqipëri dhe akuzohet për korrupsion dhe autoritarizëm!
Edi Rama duhet të kuptojë një dicka fort mirë se ky lloj “teatri” ka përfunduar njëherë e mirë dhe se i ka “dalë boja” me europianët dhe amerikanët!
Edi Rama kujton se i gënjen amerikanët, një ambasadë që punon 24 orë në ditë dhe ka lloj lloj burimesh për të marrë informacion, sipas deklaratës se miku i tij Fatos Klosi në një intervistë të para disa ditëve!
Edi Rama kujton se gënjen Zonjën Merkel, që ja mbylli dyert dhe kujton se i emocionon shqiptarët kur thotë se kam mik Macronin!?
Të njëjtën ironi përdorte më humoristi shkodran dhe shkrimtari Paulin Selimi, kur thonte se e kam “shok” një ish-kryeminister në Shqipëri, me sarkazëm!
Drita jeshile për Maqedoninë e Veriut duhet të motivojë shqiptarët ta rrëzojnë shkaktarin e gjendjes politike dhe ekonomike në vend Edi Ramën dhe qeverinë e tij!
Rilindja dhe Edi Rama kanë ndezur “dritën e kuqe” për europën, për të mbrojtur karrigat e tyre!.
Maqedonia e Veriut nuk është e favorizuar nga Brukseli! Maqedonia e Veriut po i realizon kërkesat bazë të B.E.-së, pavarësisht debateve aktuale!
Shqipëria është e akuzuar nga media europiane, për faj të Edi Ramës dhe qeverisjes së korruptuar aktuale!
Brukseli dhe të gjithë europinanët do të pengojnë pasojat negative për Ballkanin Perëndimor nese mbështetesin opozitën dhe Luzim Bashën duke larguar Edi Ramën, për të vënë drejtësi dhe rend kushtetues!?
B.E. dhe Brukselit nuk i duhen konfliktet për tu vlerësuar për atë që bën, por ata nuk janë dakord me politikanët që i prodhojnë këto konflikte si Edi Rama?”
Procesi i anëtarësimit është edhe në duart e rajonit, kur vendet aspiruse plotësojnë kriteret e Brukselit për demokraci dhe luftë kundër korrupsionit!.
Është e vërtetë që për Shqiptarët, Evropa nuk është thjesht një proces burokratik!
Evropa për ne është ajo që ishte për baballarët themelues, para së gjithash një projekt i paqes dhe bashkëpunimit por jo me kryeministra dhe qeveri që vjedhin paratë publike dhe blejnë zgjedhjet e lira!
Është e vërtetë që Shqipëria ka ende shumë pengesa që do të duhet të kapërcejë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira do të të bindë patjetër Francën dhe Holandën dhe Gjermaninë, të cilat sot janë kundërshtarët më të fortë ndaj anëtarësimit të vendit tonë, si pasojë e qeverisjes skandaloze të Edi Ramës.
Prandaj Edi Ramës nuk ja var më njeri në europë dhe amerikë, pavarësisht se nuk e thonë haptas se Edi Rama nuk mund të “celi dyert” e Europës për shqiptarët!
Nuk janë pak deklartat e fundit nga europa për celjen e negociatave në Tetor!
-EuroNews: “Shuhet ëndrra shqiptare, në tetor nuk hapen negociatat për në BE”!
-Vjen një tjetër bombë nga Berlini: Qeveria Rama ka rënë, shteti në prag falimenti!
– Martin Henze këshilltar i CDU-së: “Ekonomia shqiptare është në një situatë të ngjashme me piramidat e vitit 1997, shteti është në prag falimenti. Shqiperia nuk do të marrë miratim për hapje negociatash me 18 tetor, ndryshe nga Maqedonia që ka bërë detyrat e shtëpisë”!
Florian Bieber:“Shqipërisë nuk ka të ngjarë t’i hapen negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian as në tetor”!
Edi Ramës dhe disa bashkëpuntorëve të tij, duhet ti’u celen dyert e burgut, për dëmin politik, ekonomik, moral dhe psikologjik që ju kanë bërë shqiptarëve në këto 6 vite dhe vazhdojnë akoma në këto ditë!
Kam besimin e plotë që një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira dhe të pakontestuara do të realizojë ëndrrën e të gjithëve për integrimin dhe zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin!
Fillimi i vjeshtës do të sjelli lajme të mira për të gjithë ata që kërkojnë një Shqipëri demokratike dhe të integruar në Europë dhe një rajon me stabilitet!

Facebook Comments