Nga Berat BUZHALA

◾◾◾

Menyra me e mire me i ndihmu hajnat dhe ata qe kane abuzu me pushtetin tash e 12 vjet eshte nese na gazetaret dhe analistet dalim para publikut duke thane qe “krejt politikanet jane te njajte”.
Kerkush nuk eshte perfekt, mirepo kerkush nuk eshte i njejte me tjetrin. E keqja eshte shkalle – shkalle, kurse ne duhet ta zgjedhim te keqen ma te voglen. Mirepo eshte e padrejte me i shti krejt partite me nje thes, sikur qe eshte e padrejte qe edhe njerezit brenda partive me i shti krejt me nje thes.
Ka parti qe jane ma pak te korruptume se sa disa te tjera, sikur qe ka edhe brenda partise se korruptuar njerez me pak te korruptuar se sa disa te tjere.
Mirepo kete here ne do te benim shume mire sikur, per shembull, te pozicionoheshim per t’i mbeshtetur per ta marre pushtetin ato parti qe kane qene ma pak ne pushtet, kurse brenda atyre partive t’i votonimit ata kandidate per deputete qe jane ma pak te perfolur per krim dhe korrupsion. A po kuptohemi?
Sipas kesaj logjike do te duhej t’i votonimit edhe brenda partive te korruptuara ata individe qe jane me te shendoshe, me te mire, me te paster.
Me vjen keq shumehere kur ne mesin e kolegeve te mi gazetare e shoh njefar keqdashje ndaj figurave te reja politike, posacerisht ne LDK, duke i trajtuar ata padrejtesisht negativisht.

Qe me i ra shkurt: Nese nuk ke votu kurre deri me sot, atehere votoje opoziten. Brenda opozites votoji ata qe jane ma pak te perfolur per krim dhe korrupsion. Nese je militant i nje partie tjeter, jopozitare, atehere votoji me te miret brenda partise tande. Mos i voto ‘legjendat’ por djemte e cikat e reja.

Nuk jane krejt njajte. Nuk jemi krejt njajte.

Facebook Comments