Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

Shqiperi e shqiptare kujdes….Edi Rama po ben pazare te ndyra , te qelbura, te pista e c’kombetarizuese ne emer tuaj e ne kurrizin tuaj…madje fyese, perdhosese e poshteruese per kombin e popullin tone sa me s’ka….

Akti i tij i fundit i pa pergjegjshmerise se tija mendore e i anti -shqiptarizmit te tij te terbuar eshte ngritja e Memorialit ne Kodrat e Parkut Kombetar te Tiranes …ne kujtim te 251 qytetareve e shtetasve turq qe humben jeten ne mbrojtje te qeverise se Sulltanit turk Erdogan gjate tentatives per Grusht shteti ndaj tij tre vjet me pare…

Akt i pa precedente dhe qe felliq koke e kembe Shqiperine e shqiptaret pare e gjykuar nga cdo lloj kendveshtrimi …

Ne qe ende nuk kemi nje Memoraila per te qene , sic duhet e sic ju takon per mijera te persekutuarit tane politik …shkojme e i ngreme Memorial turqve qe u vrane per te mbrojtur pushtetin e Erdoganit…e pra kjo jo vetem qe nuk ha llogjike kerkundi por ne te kundertet ashtu sic thote populli….nuk ka Bythe ku te rrije,,,,

E para …si mund ti besh ti memorjal ne kryeqytetin tend nje pushtuesi tend qe per 500 vjet te beri ate qe s’ka pene e liber ta shkruaje dot…

E dyta …c’lidhje kane te vraret turq ne mbrojtje te Erdoganit me Shqiperine e shqiptaret …

E treta …nese meriton nje lloj respekti prej kombit tone nder burrat e shquar te kombit turk fjala vjen mund te permendim e mund te respektojme Qemal Ataturkun qe jo vetem ishte me origjine shqiptare por per kohen e tij beri vec gjera pozitive ndaj Shqiperise e shqiptareve …

E katerta …ne akoma si kemi vene nje rruge te cfaredoshme ne Tirane emrin e ish kryeministrit turk Demirelit..qe aq shume e ndihmoj Shqiperine ne ato vitet e para te shembjes se komunizmit e kurre nuk kerkoj prej shqiptareve asnje lloj haraci e shperblimi …sic po bejne mes tyre dy Sulltanet e xhambazet politike Erdogan – Rama…

E pesta…ne akoma nuk kemi nderuar e nuk i kemi shprehur kurrfare mirenjohje ish kryeministres turke Tansu Ciller …e cila ne vitin 97 pas ultimatumit ushtarak drejtuar Greqise shpetoi ndarjen e coptimin e Shqiperise se jugut nga hordhite fashiste vorioi -epiriote greke…

E tash le ti leme turqit e te dalim bash ne gjakun tone e te flasim per ata qe asnje lloj shteti e pushteti asnje lloj qeverie e partie nuk denjoi ti nderoje dot kurre as ashtu sic duhet e sic ju takon por as edhe thjesht per formalitet e histori.,..

Fjalen e kam tek burrat e Grate e verteta shqiptare …ata te cilet derisa mbyllen syte deshen nga shpirti e nga zemra fort e me fort Shqiperine se sa Partine …

Fjalen e kam tek ata dhjetera trima e patriote, nacionaliste e shqiptare te vertete qe luftuan kunder turkut…serbit e grekut por edhe kunder bolshevizmit e komunizmit shqiptar te diktatorit Hoxha.. dhe u perballen sy me sy e dhemb per dhemb me diktaturen me gjakatare ne europe….

Asnje memorial nuk kemi per kryengritesit antikomuniste te Cukalit…te Kelmendit, te Postribes…te Mirdites…asnje veper arti perkujtimore ose permendore , asnje lapidar ose pllakate nderimi per kryengritesit antikomuniste te burgut famekeq te Qafes se Barit ose te rrevoltes se Spacit …asnje memorial per ata shqiptare trima qe shperthyen dyert e ambasadave ne Tirane duke i dhene grushtin e pare vdekje prures regjimit barbar komunist…asnje pllake memoriale per ata mijera shqiptare qe aq frikshem mbushen vaporre e cdo lloj mjeti lundrues e moren arratine e dhimbeshme permes eksodeve tronditese qe e zhveshen lakuriq rregjimin antinjerezor e kriminal komunist etj etj…

Edhe nje kamp perqendrimi si ai i Tepelenes qe po duam ta kthejme ne Muze ne menyre qe brezat qe do te vijne pas nesh te mos e harrojne kurre Murtajen vdekjeprurese komuniste …shtetaro-qeveritaret e sotem po mundohen te na i ”shnderrojne” ne Kamp Pushimi…

Ndaj Memoriali i ngritur dy dite me pare ne Tirane ”me urgjence” e fill pas takimit e drekes private koke me koke ne Stamboll mes Erdoganit diktator dhe Edvinit qe i eshte betuar se do te ndjeke saktesisht rrugen e tij …vjen ere te qelbur, vjen ere poshterimi kombetar…vjen ere pazaresh te ndyra per te mbajtur pushtetin me te gjitha format e menyrat qofshin keto edhe kaq poshteruese si puna e ketij Memoriali neverites …qe veshtire se gjendet ndofta edhe ne vete Turqine e Taipit…

Duket qartesisht fare se pazaret e pista kete radhe jane bere ne formen e xhambazeve te vertete politike qe per interesat e tyre personale e te pushtet-mbajtjes se tij nuk para pyesin fort per kombin e popullin e tyre …

Keshtu nga burime teper te sigurta e kofidenciale mesohet se Edvini ja ka premtuar kete ”nder e favor” politik Erdoganit ne kembim te dy avioneve te radhes Albania Air Line …Migjeni e Fan Noli …ne menyre qe Rama vete te dale i lare e si njeri e kryeminister qe mban fjalen e dhene e con premitimet deri ne fund perpara popullit e vendit te tij…dhe Erdogani nga ana tjeter te fitoje fame, reputacion, mbeshtetje e kredo nderkombetare per te ndrequr sadopak imazhin e tij te bere pis sa me s’ka…

…Dhe cuditerisht askush nuk ndihet teksa vetem pak muaj me pare po ky diktator e armik i demokracise qe meriton te quhet vertet Sulltan oligark e xhambaz…dergoi nje taborr me tregetare e biznesmene ne Serbi ku derdhi miliona dollare per rimekembjen e ekonomise serbe e madje ka derguar e po dergon ne kundershtim flagrant me anetaresine e Turqise ne NATO edhe goxha armatim e paisje ushtarake per rregjimin e Vucicit, Bernabicit e Dacicit…pra arme e barut per te vrare neser vellezerit tane te nje gjaku ne Kosove…

E ne Tirane mjaftohet me ndertimin e nje Xhamie…apo edhe me kembimin e Memorialeve te tille me dy avione…e me pas kerkon serisht haracin…me mbylljen e shkollave, bankave, bizneseve dhe aktiviteteve Gyleniste ne Shqiperi …
Turp…poshterim kombetar…pazar ne kurriz te dinjitetit e krenarise kombetare shqiptare …po aq turp sa ne ulemi ne gjunje kur Erdogani e shpurra e tij na vijne per ”vizita miqesore” ne Atdheun e token tone e ne prej frike e ”per te respektuar” historine e miqve nga Anadolli e jo tonen te cilen jemi gati ta perdhosim ne cdo rast …pranojme te heqim fare nga sallat e pritjeve deri edhe Bustin e Heroit tone te vetem kombetar dhe te krenarise sone kombetare Skenderbeut…

Ndaj ai Memorial i Turpit …duhet hequr nje ore e me pare nga aty ku mbiu me porosi e urdher te antishqiptarit Edvin Kristaq Rama ne mos minimumi duhet te kete te njejtin fat si ai i vorio-epiriotit e vrasesit te shqiptareve krah per krah sadistit te njohur grek Zerves …kriminelit Thimio Loli …permendoren e te cilit shqiptaret e ndershem e patriote me gjithe te drejten e tyre e te zotit bene mire qe e hodhen ne ere …

Facebook Comments