Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Një shpehje antike romake thotë: “Fituesi nuk gjykohet”!
Nëse përdorim këtë logjikë nuk duhet të gjykojmë krimet e shumë diktatorëve dhe udhëheqësve autoritarë, neodiktatorial në histori sic është Edi Rama ose sic ishte diktatura 50 vjecare në Shqipëri e diktatorit Enver Hoxha. Të dy modelet kanë një ngjashmëri zgjedhjet antidemokratike!
Enver Hoxha nuk e njihte opozitën dhe i detyronte me dhunë njerëzit të votonin për të!
Kurse Edi Rama përzgjodhi sistemin e blerjes së votës me paret e bandave dhe të krimit për të ruajtuar karrigen dhe përfitimet e tija personale me cdo cmim, në kurriz të shqiptarëve të varfëruar dhe poshtëruar në këto 6 vite të qeverisjes së Rilindjes!
Në këtë situatë ka politikanë që “ironizojmë” lider dhe udhëheqës politik që kërkojnë votën e lirë dhe ndëshkimin e atyre që vjedhin votën!
Këto kërkesa i ka të qarta dhe të panegociushme lideri demokrat Lulzim Basha kur deklaron: “Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme, zgjedhje pa Edi Ramën në një ditë me zgjedhjet vendore dhe kushtetuese’!.

Dicka duhet shkruar që në botën post-moderne nuk ka ndonjë rëndësi të madhe të qënit lider i madh!?
Sot drejtuesit politik në perëndim janë pragmatistë, kanë parime të qarta për zhvillimin e vendit dhe ekonominë dhe janë më afër njerëzve!
Zgjedhjet kombëtare dhe lokale që nga viti 2013 me ardhjen në pushtet të Rilindjes ishin një katastrofë dhe hajdutëri e pastër Edi Ramës!
Zoti Basha u përballua në këto zgjedhje edhe me “lëshuesit” dhe “abandonuesit” në P.D. dhe jashtë saj, që për interesat e tyre personale politike, qoftë edhe për një vend pune, ndikuan negativisht në rezultatet elektorale në këto vite, në 2013 dhe 2017!
Projekti i Edi Ramës ishte vjedhja dhe blerja e votës me paratë e drogës në Shqipëri.
Për Edi Ramën nuk ka patur rëndësi arësimi, shëndetësia dhe rritja ekonomike vetëm karrigja e e tij.
Kështu ka qenë e pamundur të fitosh zgjedhje me këto kushte, “atipike” dhe të “cuditshme”, pa rregulla loje dhe ndryshimin e sistemit për blerjen e votës së lirë!
Prandaj lideri Lulzim Basha kërkon zgjedhje të lira pa Edi Ramën, zgjedhje të lira dhe të barabarta për të gjithë!
Në këtë mënyrë do të fitojë zgjedhjet Lideri Lulzim Basha dhe do të jetë padiskutim shumë shpejt kryeministër i të gjithë shqiptarëve, të djathtë dhe të majtë dhe i “skeptikëve” politik në parlament ose jashtë parlamentit të majtë dhe të djathtë
Bazë për këtë fitore janë strukturat e P.D. të dala nga votimi një anëtar një votë, drejtuesit e lartë politik të P.D.-së më të mirët dhe figura të pastra në këto 28 vite demokraci!
P.D. në zgjedhjet e fundit në strukturat drejtuese ka kërkuar si detyrim edhe dokumentin e pastërsisë politike dhe të indvidëve që kanë patur probleme me drejtësinë dhe ka larguar shumë individë të lidhur me ish-sigurimin e shtetit, nëpërmjet këtij procesi votimi!
Të gjitha këto reforma brënda P.D.-së dhe kërkesa për zgjedhje të lira pa Edi Ramën do të sjellin shumë shpejt fitoren e sigurtë të Liderit Lulzim Basha dhe do të krijojnë stabilitet ekonomik dhe politik në vend!
Për këtë jam optimist dhe i sigurtë!

Facebook Comments