Nga Genc SEJKO

◾◾◾

Ju edhe mund ta njihni por nuk e dini se kush është ai. Kjo sepse Sokoli ka thjeshtësinë e njeriut që nuk flet për veten.
Me 13 Dhjetor 1990 i riu nga Shkodra hodhi në erë bustin e diktatorit Hoxha. I pari bust i diktatorit që u rrëzua në Shqipëri.
Në moshën 19 vjeçare Sokol Drrasati ‘vrau frikën’.
Në hetusi Sokoli u torturua disa ditë rresht dhe më pas u dënua me vdekje nga rregjimi komunist. Dënim i cili iu kthye në burg të përjetshëm.
Sot Sokoli punon dhe jeton në Itali sepse ky është raporti që kemi ne me heronjtë tanë.
Unë kam privilegjin ta njoh nga afër. Sot keni mundësinë ta njihni edhe ju.
Faleminderit Sokol për atë që ke bërë për ne! Na fal për atë që nuk e bëmë dot ne për ty!

Facebook Comments