Nga Kastriot DERVISHI

◾◾◾

Një ndër mbrojtësit e krimeve të komunistëve gjatë dhe pas luftës, në gënjeshtrat e shumta edhe me “diversantë”, agjentë të CIA-s, etj, sot ndër të tjera, shkruan në llogoren e kuqe se At Lekë Luli u vra (në korrik 1944 ) nga komunistët sepse luftonte partizanët. Dhe gjasme po sipas kësaj logjike, Vatikani nuk e paska përfshirë në listën e martirëve (e cila deri tani është plotësuar në gjysmën e saj dhe nuk ka lidhje me 2-3 emra). Rri që rri e shëllehet në gjolin e Pogradecit, por ndihmon edhe agjitpropin e grupimit ku bën pjesë. Që këtu kuptohet falsiteti i “antifashizmit” të tyre dhe qëllimi i vërtetë, mbrojtja e çdo gjëje komuniste. Xhufi është i tillë sepse prindërit i ka partizanë të 1943 ose 1944-s. Gjithçka e tij është propagandë e një njeriu të indoktrinuar qysh në lindje e pa lidhje me historinë e kësaj kohe. Kur Atë Leka internohej nga fashistët, paraardhësit e Xhufit ishin angazhuar në sektorë mëditje dhe as u shkonte në mendje lufta ndaj fashizmit.
Atë Lekë Lulin, në librat e tyre komunistët e akuzojnë si “ndërlidhës të gjermanëve dhe anglezëve” (kurrkund në botë nuk mund të gjesh gomarllëqe të këtij niveli). Xhufi nuk e thotë dot në këtë formë tashmë, por në të pavërteta të tjera.
At Lekë Luli u vra pabesisht e pas shpine së bashku me shoqëruesin e tij nga Përmeti, sapo kishin mbaruar takimin me misionarët britanikë dhe po shkonin në takim në Tropojë. Jo vetëm u vranë dhe vodhën nga “çlirimtarët” e batalionit “Perlat Rexhepi”, por kufomat e tyre u dogjën. Meqë Xhufi pretendoka “luftime” të At Lulit me partizanët, le ta provojë qoftë me një dokument të vetëm.
Shokë komunistë! Vazhdoni në rrugën e kuqe, por na shkruani edhe për “meritat” e shokëve Miladin Popoviç, Dushan Mugosha dhe Velimir Stojniç, produktin e të cilëve na e mbroni me fanatizëm. I keni harruar fare meritat e tyre. Kritikoni edhe shqiptarët e Kosovës që shtëpinë e shokut Miladin në Pejë, dikur muze i lanç-it, e kanë kthyer në muze të luftës kundër serbëve.

Facebook Comments