Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

Ata ishin 5 …pese kryesoret qe ideun e mbajten gjalle ne kembe per dekada me radhe makinen represive vrasese e kriminale te diktatures komuniste ne Shqiper..duke mare mijera jete te pafajshme shqiptaresh …dhe qe te 5 iken nga kjo bote pa dhene kurrfare llogarie per krimet e perbindeshme kunder njerezimit qe kryen si ne kohe lufte e vecmas ne kohe paqeje…

Enver Hoxha ishte perbindeshi pa lejen e fjalen, firmen e urdherin e te cilit askujt nuk ja mbante bytha te shkrepte qofte edhe nje fishek te vetem ndaj askujt.. …

Mehmet Shehu ishte koburja e tij …ishte ai qe leu duart deri ne berryl me gjak te pa fajshem shqiptaresh per ti hapur rrugen kriminelit Hoxha e per ta mbajtur ate aq gjate ne pushtet ..

Hysni Kapo, Kadri Hazbiu dhe Ramiz Alia …ishin kallashnikovet qe ne emer te Enverit e te Mehmetit bene kerdine mbi Shqiperi e shqiptare per vite me radhe…

Enveri vdiq e u percoll si Hero i Kombit ….Hysniu gjithashtu….por edhe Ramizi jo me pak…nderkohe qe Mehmeti e Kadriu hengren kokat e tyre ne luften per pushtet perballe Diktatorit gjakatar …

Shoh keto dite me verejtje se disa pacavure gazeta shqip-shkruarese si ajo e Meros e njefare Xhevdet Shehu e si zakonisht edhe zedhenesja e bllokmeneve Panorama po flasin pa reshtur gati jave per jave per trimerite e burre -shtetesine e kriminelit Mehmet Shehu…aq sa haptazi duket se po kerkojne deri edhe rehabilitimin e figures se tij…

Nuk po zgjatem fare …pasi se cili eshte Mehmet Shehu …gjate luftes e ne kohe paqe une kam shkruar nje goxha shkrim 2 vjet me pare e nuk dua as te perseris me veten e as t’ju lodh fort koken o miqte e mij…por po reshtoj vetem disa ngjarje kulmore te kriminalitetit te tij sadist ndaj bashkeshtetasve e bashkegjakesve te tij gjate luftes e pas saj dhe ju gjykoni vete …

Nderkohe une duke i qendruar besnik gjykimit tim per figuren e tij kriminale e riperseris publikisht se…”Dosja vrasese Mehmet Shehu” i duhet cuar pa humbur me kohe Tribunalit Nderkombetar per krime lufte e vecmas edhe per krime kunder njerezimit ne kohe paqe…

….Vrasja barbare e makabre e 67 nacionalisteve shqiptare ne Lushnje ka per autor personalisht doren e tij kriminale …

Vrasja per tu marre dhunshem armatimin, veshjet e kepucet …e 120 roberve italiane te luftes ne Shengjergj te Tiranes eshte nje tjeter veper krimanalo-mizore e tij…

Krimet e kryera gjate luftes kunder legalisteve e ballisteve …qe kulmojne me vrasjen e reth 200 shqiptareve ne te ashtuquajturen ”beteje per clirimin e Tiranes” …e pergjakin edhe me shume akoma figuren kriminale te ish Komandantit ”trim e legjendar” te Brigades se 1 Sulmuese partizane …

Masakra hakmarrese ne Mirdite pas vrasjes se Bardhok Bibes…ku Mehmet Shehu urdheroi pushkatimin publik e mizor te 14 burrave te pafjshem e nxijne edhe me shume figuren e tij kriminale ..
.
Vrasja pa gjyq e 22 intelektualeve e shqiptareve te pa fajshem akuzuar per hedhjen e Bombes ne Ambasaden Sovjetike ne Tirane eshte veper e paster kriminale e gjakatare, mizore e sadiste e monstres bastarde me emrin Mehmet Shehu…

Hedhja ne ere me dinamit e Kishes historike e me vlera te pa llogariteshme sociale, kulturore e religjoize te Vaut te Dejes eshte nje tjeter veper kriminale e ish kryeministrit me jetegjate [ 1954 – 1981].. te Shqiperise komuniste…

Loja e tij me dy porta dhe roli kriminal ne ”zbulimin e shpartallimin” e Grupit armiqesor pucist ne Ushtrine shqiptare …ku hengren kokat radhazi Beqir Balluku, Hito Cako, Petrit Dume e nje numer jo i vogel Gjeneralesh madhore te asaj kohe eshte plotesisht veper antishqiptare e kriminale e dyshes Hoxha – Shehu…

Mehmeti vdiq si mos me keq…edhe familja e tij e pesoi keq e me keq …. koken Mehmeti e hengri si pasoje e poshtersive dhe pa besive brenda llojit te tij e te tyre e jo prej drejtesise apo hakut qe duhet ta zinte per c’kish bere gjate gjithe jetes se tij kriminale …….ndaj gjykoj se drejtesia per ate c’ka bere ai ndaj shqiptareve patriote, nacionaliste, te ndershem e te pa fajshem dhe per krimet e perbindeshme ndaj tyre ….sipas meje ende nuk eshte vene ne vend ashtu sic duhet…ndaj Dosja Mehmet Shehu pa vonese duhet dorezuar ne zyrat e tavolinat e Tribunalit te Hages e duhet gjykuar ashtu sic meriton te gjykohet nje kriminel gjakftohte e nje sadist i lindur qe per gati kater dekada lau duart me gjak te pa fajshem shqiptaresh…duke i vrare ne Lufte e ne Paqe …si askush tjeter prej te njejtit lloj gjaku…

Dy vampirët

Facebook Comments