Nga Red VARAKU

◾◾◾

Ka plot njerëz, midis tyre edhe nga ata politikisht ‘asnjanës’, që ia njohin si sukses të madh Ramës, faktin që rri paturpësisht akoma në pushtet edhe pas diskretitimit të rëndë nga përgjimet e Zërit të Amerikës dhe BILD, moshapjes së negociatave, realizimit të zgjedhjeve pa opozitën, kërcënimit për moshapje të negociatave në tetor për shkak të krizës, ndëshkimit nga Departmenti Amerikan i Shtetit .

Pra, konsiderojnë forcë mosdorëheqjen e një kryeministri, i cili është vërtetuar që i ka vjedhur zgjedhjet dhe ky fakt është i pakontestueshën, sepse tashmë ka vulën e Departmentit të Shtetit dhe firmën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo që me shpalljen e z. Dako non-grata vërtetuan të gjitha pretendimet e opozitës .

Në fakt , kjo jo vetem nuk është forcë, por është paturpësi dhe prostitucion politik në rastin më të mirë, ose uzurpim pushteti nëpërmjet manipulimit të zgjedhjeve në rastin më të keq .

Por, a nuk e kuptojnë këta që në çdo vend të botës, çdo kryeministër jo vetëm do të kishte dhënë dorëheqjen, por do t’i dorëzohej edhe drejtësisë, pa patur nevojë fare për protesta ?

Përgjimet thjesht ekspozojnë faktin që Rama i ka vjedhur zgjedhjet dhe protestat ekspozojnë faktin që një numër shumë i madh njerëzish i besojnë ato përgjime dhe në sytë e tyre ai është një kryeministër jolegjitim.

Ky është një realitet që mund të riparohet vetëm nëpërmjet një sistemi drejtësie të besueshëm. Duke qenë se sistemi i drejtësisë është i kapur , besueshmëria e tij është e cënuar, logjikisht edhe legjitimiteti i tij.

Kemi nevojë që Ramën ta gjykojë vetë populli shqiptar.

Rama nuk mund të vazhdojë të qeverisë më të gjithë shqiptarët sepse gati gjysma e tyre nuk e njohin më si kryeministër legjitim. Ky është standard i padiskutueshëm

Ky është thelbi i krizës.

Ka vetëm një mënyrë për të riparuar besueshmërinë dhe kësisoj pët t’i rikthyer legjitimitetin atij si kryeministër, dorëheqja dhe zgjedhjet e parakohshme.

Të gjitha alibitë e tjera kanë rënë!

Facebook Comments