Nga Erjona MOURLON

◾◾◾

Dola vetem neper Tirane kete mbremje…
Nuk doja te telefonoja e lajmeroja asnje mik a mikeshe qe i dua fort..
Doja te rigjeja qytetin tim!
Doja te kujtoja qe jam pjese e tij, sado te mos’me njohe e te mos e njoh me..

Por jemi te lidhur, deri sa vdekja te na ndaje…!!

Sepse.. ja shkolla ime, ja ish- ushqimorja ku me priste nje dashuri, ja vendi ku ulesha ne toke nga te qeshurat me Olten time, ja edhe ky trotuari ku u ula dhe qava me ore , para se te ikja e te lija qytetin tim…

Gjithcka ka ndryshuar , e te ulem neper kafe e neper muhabete me miq, nuk do te m a rikthente qytetin tim!

Kete mbremje e rigjeta,me duhej vetmia neper Tiranen time, per t ja kujtuar eren e dashurine!

Jam kaq perjetesisht e jotja, sa nuk e di as ti vete, e as une,Tirane!

Ti nuk e di se sa pergjithmone me ke!

Mua, e shume si mua… qe kemi ikur, larguar, por kemi nje pjese te shpirtit e jetes tek ty!
Qe as nuk mundemi e as nuk duam t a ndyshojme!

Mbi ty mund te vijne e te ikin shume qeveri, bashki, e terci- verci…
Por kete bordure te Radios kur dilnim nga Liceu, nuk mund te na i ndryshojne dot, asnje force a qeveri ne bote!
Jane po aty, ato rruge qe na kane pare te gezuar e te deshperuar , qe na kane pare femije e te sapo dale nga femijeria…
As kete vullkan dashurie qe ndjej teksa te marr ere e te kuptoj qe je e njejta Tirane,e njejta!
Me nje makiazh te ri e te cuditshem…
por je e njejta!!!
Ke kaq shume gjera te miat tek ty!
I ke perjete!

Te dua, Tirana ime e shkalafitur, te dua!!
Me degjon?

Te dua!❤️

Facebook Comments