Nga Mirton MATAJ

◾◾◾

Teatri Kombëtar nuk do të prishet.
Na siguron për këtë Kreshnik Spahiu. Kryetari legjendar i Aleancës Kuq e Zi. Njeriu që çliroi Çamërinë, Preshevën, Iliridën, Malsinë dhe që bashkoi më në fund trojet shqiptare.
I dalë në pension tashmë duke bërë një jetë modeste me kursimet e mbledhura në vite, ai shfaqet herë nga Brukseli, herë nga Gjermania apo ndonjë shtet tjetër i Evropës dhe jep mendimet e tij për çështjet e rëndësishme të vendit dhe kombit.
Sipas Spahiut fajin për çdo gjë që ndodh në Shqipëri nuk e ka më Berisha.
Të gjitha fajet që prej kohës kur Kreshniku u largua me bisht ndër shalë nga çadra i ka Basha.
Ndërkohë që populli i shkretë që nuk ka zgjuarsinë e Kreshnikut proteston kundër Edvin Ramës dhe bojkoton zgjedhjet lokale Lulzim Basha po shkatërron Shqipërinë, po rrit taksat, po jep konçensione, po përdor dhunën dhe gazin lotsjellës kundër popullsisë civile dhe po burgos deri edhe antarët apo simpatizuesit e Partisë së vet.
Lironi sallën e teatrit, hiqjani gërmat, shkoni në shtëpi dëgjoni Kreshnikun.
Edvini dhe Erjoni kurrë nuk kanë për t’a prishur teatrin.
Ata të gjithë hallin e kanë tek kullat e drejtësisë.
Ata nuk pjerdhin për qindra miliona euro. Ata janë artistë, artdashës vetë.
Prishja e teatrit është numër shpejtësie i Lulzim Bashës, nuk është ashtu siç ju duket juve.
Edvini kurrë nuk ka dashur t’a prishë teatrin dhe siç thoshte dikur Duçja për Shqipërinë para se t’a pushtonte…
Ai Teatrin Kombëtar e ka në zemër…
Komshi me kinematë e dikurshme të Tiranës, me Parkun e Lojrave, me Lidhjen e Shkrimtarëve etj…
Nuk është hera e parë dhe as e fundit që Kreshnik Spahiu po i shërben Edvin Ramës dhe padronëve të tjerë, rob i tyre ai do t’ju shërbejë deri në vdekje.
Ironia qëndron tek përdorimi i fishekëve të fundit nga ana e Kryeministrit për të mbrojtur pushtetin e tij tashmë gati të dorëzuar pa pikën e mëshirës…
Po në shumicën e rasteve si dhe në këtë rast fishekët si Kreshniku & Co janë vetëm fishek manovre, apo zhurme…
Zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë!

Pse godina e Teatrit është guri në lumin e Ramës ku të mençur dhe budallenj s’po e nxjerrin dot?

Nga Kreshnik SPAHIU

Edi Rama nuk do ta prishë godinën e Teatrit, por ka shpikur karremin për të peshkuar gjithë aktorët politik dhe jo politik, artistik apo mediatik. Ka hedhur një gurë në lumë dhe janë mbledhur të mençur apo budallej dhe nuk po e nxjerrin dot.

Ka nxjerr 2000 policë bashkiak dhe shtetror, e pas tyre kanë rendur të përplasen të gjithë! Ata protestojnë për gardhin e Teatrit, dhe Rama nga krahu tjetër merr çelsat e 61 Bashkive.

Ata protestojnë për rrangallen e Teatrit, dhe Rama mbush Gjykatën e Lartë me njerzit e tij. Ata futen në sallën e Teatrit, ndërsa Rama fut njerzit në Gjykatë Kushtetuese.

Ata flen 24 orë tek dera e Teatrit, dhe Rama fut 24 kandidat tek SPAK Ata betohen se do e rrëzojnë Ramën për gradaçelat imagjunare, ndërsa Rama merr në kontrroll gjithë gradaçelat e pushteteve.

Të gjithë i ka peshkuar dhe i shkojnë pas lojës së tij. Çdo ditë nxjerr ndonjë artist që flet për teatrin dhe mban larg në heshtje çdo jurist që mund të flas për pushtimin e institucioneve.

Që media kontrrollohet dhe manipulohet këtë e kupton çdo kush. Që populli është turmë qorre dhe përdoret edhe kjo është e qartë. Tani na mbetet të kuptojmë pse Lulzim Basha hoqi dorë nga revolucioni, dorëzoi si skuth çelsat e bashkive dhe spostoi njerzit tek gardhi teatrit. Deri dje ishte spektator.

Sot është aktor i një komedie që luhet në një sallë që nuk do shembet kurrë por që u përdor si shashkë, tymi i së cilës mjegulloi krizën e vërtet të sistemit shqiptar.

Opozita politike, artistike, civile në fund do fitojë çelsat e mullarit në qendër të Tiranës, por edhe për këto çelsa do u duhet tu jam një kopje skenaristi i kësaj komedi të zezë.

Facebook Comments