Nga Ymer BALA

◾◾◾

KRYEFJALEN e monologut te famshem te HAMLETIT “ Te rrosh a te mos rrosh”, kam pase fatin ta ndigjoj prej gojes,mendjes e zemres se TRE aktorve kolose qe nxori Teatri Popullor( sot Teatri Kombetar), dy prej te cileve pata fatin e madh t’i kem pedagoge te Mjeshtrise se Aktrimit.
Ata JANE e jo ISHIN:
NAIM FRASHERI,
KUJTIM SPAHIVOGLI dhe
KADRI ROSHI.
Ne studentet e viteve 60-te qe studiuem ne Shkollen e Larte per Aktore,klasat e se ciles ishin ne OBORRIN e teatrit,kryem DY shkolla pernjihere!
Teorine e aktrimit e mesuem nder ato klasa, kurse praktiken , duke ndjeke provat e aktorve ne studio e ne skene.
Prej atij oborri dolen aktorev e regjisore qe u perhapen ne te gjithe Shqiperine dhe lane gjurmet e tyne ne artin skenik.
Jane shume emna…po permend disa:
Serafin Fanko, Bexhet Nelku,Viktor Bruceti,Elez Kadria,Rikard Ljarja,Albert Verria,Reshat Arbana,Vangjush Furrxhi,Robert Ndrenika,Viktor Zhusti,Guljelm Radoja,Bujar Kapexhiu, Skender Cala,Sheri Mita e sa e sa te tjere.
Due te flas ashtu siç ma ndjene zemra!
Te shembet a te mos shembet TEATRI KOMBETAR?
Çdo GOZHDE e asaj skene,cdo cm.i atij SIPARI(perdeje),cdo pllambe e cohes se KADIFTE te ndejseve te spektatorit e cdo RREZE drite e projektorve, i takon me “TAPI“ asaj plejade aktoresh te pashoq te cilet u “SHKRUMUEN” e qe thithen PLUHUNIN e asaj skene duke lane nji TRASHIGIMI te shkelqyeshme ne Artin e AKTRIMIT, REGJISURES e SKENOGRAFISE.
Nuk bahet fjale per GODINEN sepse ajo nuk ka SHPIRTE…bahet fjale per shpirtnat e atyne qe nuk gjallojne ma ne ato pak metra katrore sepse ata tashma jane kthye ne ENGJUJ dhe ne, te gjallet, duhet te mos ua PRISHIM qetesine, duke ua SHEMBE CERDHEN qe e ndertuen me munde, durim e perkushtim.
Nuk kemi te drejte MORALE!
Jam KATEGORIKISHT kunder shembjes se atij teatri.
Jam qe te RUHET, te RESTAUROHET te kthehet ne MUZE dhe te perdoret per aktivitete vetem per artin skenik.
Jam per ndertimin e nji Teatri te Ri.
E due te rene, te bukuren dhe bashkekohoren edhe pse mosha e ime me “tradhton” disi!
Ata aktore dhe aktresha, sa ishin gjalle, PAK, shume pak moren si shperblim per mundin e djersen e tyne. Ata dhane SHUME dhe ashtu, te PERVUEJTUN, shkuen!
ROBERT NDRENIKA i madh, si aktor e si njeri,asht i BIRI i atyne kolosve te cilet e TUNDEN ate skene per dekada dhe BERTI, e percolli mandej AMANETIN e tyne me interpretimet tejet REALISTE dhe EMOCIONALE te cilat spektatori i duartrokiti e i duartroket me ovacione por…
Qendrimi i koheve te fundit i ketij PERSONALITETI ne fushen e Artit Skenik dhe atij Kinematografik, krahasue me nji vit ma pare, le shteg per interpretime dhe komente nga artdashsit dhe koleget e tij!
Njeriu edhe ndryshon mendje, opinion, qendrim…asht krejte NORMALE por…kur je personalitet, fjala e jote peshon ndryshe dhe njerezit pesojne edhe zhgenjime sepse te konsiderojne te PAGABUESHEM, si Perendi!
Po sikure “NESER”t’i shkrepet ne krye nji kryeministri tjeter qe te shembe nga themelet TEATRIN “ MIGJENI”?!
Them “sikure”sepse çka nuk po na shofin syte e çka nuk po na ndigjojne veshet!
Une per vete, sikure kjo “ bukuri “te ndodhte edhe me teatrin e Shkodres(prite o i madhi Zot), do te deklaroja para bashkeqytetarve te mi pikrisht ato fjale qe deklaroi para nji viti aktori yne i madh, R. Ndrenika, prej fjaleve te te cilit u PERLOTA kur i ndigjova ketu ne Ameriken e larget,dhe peshperita me vete:
“Oh, ty ta bafte Zoti hallalle o Bert Ndrenika se vertete je NJERI ARTIST dhe ARTIST NJERI.”
Respekte per lexuesin, aktori pensionist,
Y m e r B a l a .

Facebook Comments