Nga Paris TURDIU

◾◾◾

Po me çojne njerezit në inboks nje artikull te botuar te “Na Ishte Dikur”: Silva Turdiu, rënia dhe shkëlqimi i një femre
Shkruar nga Albert Gjoka

Po pergjigjem ne status, per te gjithe:

Artikulli eshte dashamires, e vleresoj.
Por dua te ve ne dukje disa pika, per hir te se vertetes.

1▪️Nuk mund te flitet per renie.
Renia eshte kur njeriu thyhet.
Nuk u thye, as ajo, as ne.
Ne nuk ishim komuniste.
Nuk na afektonte ne brendesi cfare thonte partia.
E konsideronim nje sulm te jashtem qe duhej rezistuar me nder.
Armiku i jashtem te demton, por nuk te thyen.
Perkundrazi, behesh me i forte.

2▪️Ajo ishte 20 vjec.
Ishte kohe tjeter.
Ne, 20 vjec, ishim akoma pothuajse feminore, te paster.
Nuk eshte pershtashme te perdoren terma, me ngjyrime sensuale, si femer, top-femer, e hajthme, renia dhe shkelqimi i nje femre.
Fjala e duhur eshte “vajze”.
Ajo ishte nje vajze, studente dhe sportiste, “acqua e sapone”.
Mos e ngaterro me kohen e sotme te rrobave, pubeve, flirteve, qejfeve.

3▪️Nuk ishte “nuse ne Bllok, qe nuseroi per pak dit”.
Qe nje fejese 5 ditore me 2-3 shkembime vizitash.

4▪️”Dashuria për djalin e kryeministrit” eshte e pasaktë.
Nuk qe fejese me dashuri.
Ne ate kohe standarti moral ishte qe djali qe kishte simpati, e ndalonte vajzen ne rruge, ia shfaqte “qellimet serioze”; ajo i thonte “hajde ne shpi dhe fol me prindet”. Ishte koha e teto Ollges, qe dashuria behej pas marteses.

5▪️Nuk ishte objektivi i saj te behej topmodele, as yll ekranesh, as sportiste me fame pertej kufinjve, as nuse Blloku.
I ofronin role kinemaje dhe i refuzonte, qe te mos hapej shume.
Modeli yne, si shtrese sociale ishte, bej nje shkolle te mire, meso mire nje profesion, krijo familje.
Babi fillimisht nuk donte qe Silva te bente sport “nuk duhet te biesh ne sy ne kete vend”.
Ia mbushi mendjen trajneri.
Dhe instikti i tij doli korrekt.
I doli perhundesh Silves, edhe neve, bile edhe kushurinjve (!)
Duhet degjuar prindi.

Marrë nga faqja në Facebook e Parid TURDIUT

Facebook Comments