Nga Sami MILLOSHI

◾◾◾

Ate pasdite binte nje shi litar , nga ato shira qe te mbyllin ne shtepi dhe nuk te lene te hapesh as perdet e dritareve se tmerrohesh nga vetetimat dhe bubullimat. Por Ramon Gonzales i duhej te dilte nga shtepia te shkonte per vizite tek nje mik i tij i vjeter, Juan Escobar.

Me Juanin kishin kaluar femijerine ne Havana ne kohe kur ndanin kotheren e bukes. Pastaj te dy vjedhurazi i kishin ikur Kastros dhe kishin mberritur ne Miami te Amerikes pothuaj pesedhjete vjet me pare. Por, kaq. asgje me shume. Ata e kishin humbur njeri tjetrin ate nate kur dikush , diku vuri dore mbi ta dhe i riktheu ne jete ne brigjet e Miamit. Ata do te kishin vdekur sikur rojet e detit te mos i kishin pikasur ashtu te perhumbur, te cfilitur e te uritur rreze nje banjoje publike tek po zvarriteshin te njomnin gurmazet me nje curril uji…

Si e kapercyen ate nate, neper spitale,dhe pasi ndenjen per nja nje jave ne nje azil pleqsh ku shuan urine me supe dhe me buke, dikush i coi drejtpersedrejti ne fushat me perime te mblidhin prodhimet e stines: domate, kastraveca, bamje e gjithfare perimesh te tjera.
Roman i perveshi mire lleret dhe iu fut si ka punes ne fushe. Dhe aty mbeti per ndonja dhjete vjet te mira. Iu regj lekura ne diell ne fushat e Florides.Kurse Juan si ndenji nja nje jave, ajo pune iu duk , sic tha nje pune muti , dhe krisi e iku. Doli ne ruge , i nxorri doren nje shoferi te rastit dhe fati e ngjiti ne mes te Amerikes,ne Omaha te Nebraskes.
Aty u humb ne pune nga dhjete ore ne dite ne nje thertore lopesh per vite te tera. Ate punen e fushes ne Florida e harroi fare, ama edhe kete te rene midis eres se gjakut dhe hungerimave te lopeve, e quajti po ashtu nje pune muti. Por, tek e fundit, filloi ta ngopte barkun me buke, madje edhe te pinte ndonje shishe birre mbremjeve, para se ta kaplonte gjumi si i vdekur ne shtrat…

As Roman nuk u kujtua me per Juanin e as ky nuk u be i gjalle me per te per gjysme shekulli. Gjithe cfar mbanin mend per njeri tjetrin ishte ajo nate e tmerrshme kur mberriten ne brigjet e Miamit…

***

Nje dite prej ditesh televizioni lokal i Bostonit ia permendi emrin Juan Escobar si nje i semure qe kishte nevoje per gjak. Ramoni, i shtrire ne kanape, mund ta kishte kaluar fare pa vemendje ate lajm, por qe Juani ai qe kujtoi ate naten e tmerrshme kur mberriten ne Miami kocke e lekure. Qe ai qe ia permendi emrin Ramonit aty nga spitali…

Ate cast Ramoni brofi me kembe dhe klithi:
– Juanita – i foli ai se shoqes- Juani qenka gjalle. Juani paska nevoje per gjak…

Si dha e mori neper telefona me televizionin qe e transmetoi kroniken per Juanin e semure dhe me spitalin ku qe shtruar, me ne fund e mesoi adresen e tij. Shtepia e tij ishte ne Attleboro , pothuaj rreth nje ore me makine nga shtepia e tij ne Brockton.

– Mos dil sot nga shtepia Ramon- shpirt te kam. Nuk e sheh cfar shiu po bie. Ti ke pesedhjete vjet qe nuk shihesh me Juanin. Prit nje dite me diell , te pakten….

– E cfar pastaj se bie shi?- iu gjegj Ramon- Se mos do shkoj me kembe. Me makinen time do shkoj. Ve GPS dhe e gjej tak fak pa kurrfare mundi Juanin. Me thote GPS kthehu majtas , dhe une kthehem majtas, me thote kthehu djathtas dhe une kthehem djathtas. Me thote mbaj linjen e mesit dhe une mbaj linjen e mesit… Deri kur te me thote :” Tani arrite ne piken qe deshe!”. Pra, tek Juani. … Me ka marre malli per Juanin, Juanita. Aq me teper qe ai qenka edhe i semure dhe ka nevoje per gjak.Ndoshta ky grupi im i gjakut i hyn ne pune…

– Une po te them mos shko- kembenguli Juanita.- ti bej si te duash.

Por, Ramoni as qe ia vuri veshin se cfar i tha e shoqja. Mori celesat e makines dhe neper shi hyri ne makine vrik e vrik.E ndezi makinen, vuri GPS me adresen e Juanit , uli ne maksimun zerin e radios dhe filloi udhetimin.

Ato njezet minutat e para qe per bukuri derisa , ne nje moment , nje i krisur nga trute e kokes i parakaloi dhe Ramoni i trembur nga nje perplasje e mundshme me makinen qe parakaloi , e humbi toruan dhe harroi fare gjithe cfar i tha GPS. Dhe GPS i tha te kthehej majtas tek rruga Torrey, ndersa ai u kthye djathtas dhe u fut ne rampin qe te conte ne autostraden 93.
E dreq o pune, tha me vete Ramoni, edhe kjo me duhej. Po tani si do te dal nga autostrada?!!

Nje djerse e ftohte ia pushtoi ballin dhe ne panik e siper u kujtua se ne autostrade mund t’i humbte edhe nja njezet minuta te tjera deri sa GPS ta rikalkulonte udhetimin qe i duhej te bente drejt shtepise se Juanit…

Me mire te dal nga autostrada, te ndalohem diku ne ndonje stacion gazi a ne ndonje restorant , e qetesoi veten Ramoni. Dhe, ashtu, pa ia vene veshin fare se cfar po i thoshte GPS qe tashme e kishte rikalkuluar udhetimin e tij, po priste t’i shfaqej nje dalje rrugore nga autostrada. Per fat, u shfaq dalja numer gjashte, ajo qe te conte ne Milton. Pa nje pa dy, doli nga autostrada ne daljen gjashte dhe per dy tre minuta e pa veten perballe nje restoranti me emrin ” Vajza e Fermerit”.

E ndaloi makinen, mori fryme thelle dhe tha me ze ” What the fuck! Cfar tersi.” Prej Miltonit deri ne Attleboro duhej edhe nje ore e gjysme tjeter te mberrinte tek shtepia e Juanit. Jashte vazhdonte te binte shi me gjyma dhe ai po nderdyshej nese duhej te vazhdonte udhetimin drejt Juanit apo duhej te kthehej ne shtepi, ku e priste Juanita.

Hyri ne restorant dhe porositi nje kafe.
Ndersa po rrufiste kafen mendoi t’i telefononte Juanites dhe t’i thoshte se cfar i kishte ndodhur, por nderroi mendje. Nga restoranti deri ne shtepine e tij, do t’i duheshin pothuaj nje gjysem ore rruge. Ndoshta do te ishte me mire t’ia tregonte kur te mberrinte ne shtepi…

Rruges ne kthim per ne shtepi e hoqi fare GPS dhe i besoi kujteses se tij nga duhej te kthehej. Shiu i mjegullonte here pas here pamjen ne rruge , por tashme nuk e kishte me ate panikun qe e kaploi kur qe nisur per te Juani, tek miku i tij i semure qe kishte pesedhjete vjet pa e pare.

Kur mberriti ne shtepi Juanita u befasua pak, por nuk e dha veten. E pyeti shkurt:
– Pse u ktheve Ramon? Ne kaq pak kohe ti nuk ka mundesi edhe te kesh shkuar edhe ta kesh takuar Juanin.

– Gabova ne ndjekjen e GPS- Juanita dhe hyra si qorr ne autostrade…pastaj nuk dija cfar te beja….
– Te thash Ramon- lere per nje dite tjeter, jo ne kete dite me shi. Se paku te qe nje dite me diell.
– Ne djall te veje edhe ky GPS – si turfulloi Ramoni.
– Jo , jo, nuk ta ka fajin GPS- kembenguli Juanita. E mban mend ti kur ike pesedhjete vjet me pare nga Juani, i the ti atij ” Lamtumire dhe mirupafshim?”
– Jo- tha Roman- nuk i thashe. M’u merzit ajo pune nen diell ne fushat e Florides, dola ne rruge, hipa ne nje makine dhe ika.
– Honey, e po prandaj nuk merresh vesh ti me GPS tani, sepse nuk i ke thene ” Mirupafshim” Juanit.

Ra nje heshtje si prej varreze dhe askush nuk e ngau me biseden. Ajo nate vazhdoi me ate shi litar dhe Ramoni nuk vuri gjume ne sy gjithe naten…

Facebook Comments