Nga Indrit VOKSHI

◾◾◾

– Analistë dhe gazetarë të paguar prej Edi Ramës, deklarojnë sa në televizor, sa në portale, sa në statuse e shkrime në fb, se Partia Demokratike nuk duhet të kthehet në pushtet.

– Këta shërbyes të devotshtshëm duan që shqiptarët t’i harrojnë rregullat e demokracisë. Duke sulmuar PD ata iu thonë shqiptarëve se nuk ka rëndësi që Edi Rama vjedh, se kaparon paratë e buxhet për 30 vitet në vazhdim me konçesione e se edhe pasi të largohet, shteti shqiptar do vazhdojë t’i paguajë Edi Ramës para.

– Në demokraci llogaria kryesore i kërkohet qeverisë, kryeministrit, atyre që menaxhojnë paratë dhe zyrat e pushtetit. Kur kryeministri abuzon me pushtetin, duhet larguar dhe vendin e tij e zë opozita e për ketë ska as justifikim as diskutim, as akrobaci me teorira se kryeministri rri ngaqë ska kush e zëvëndëson. Duhet që të gjithë qytetarët të bashkohen për ta ndëshkuar kryeministrin. Se po nuk e ndëshkuan qytetarët kryeministrin i ndëshkon kryeministri qytetarët. Kjo është e provuar në historinë e botës.

– Këto janë rregulla krejt normale për Europën. Mirëpo këta analistë e banalistë duan ta heqin vëmendjen prej këtij parimi dhe ta orientojnë diskutimin në drejtim tjetër. Po t’i dëgjojmë ata, Shqipërinë e vjedh opozita, qytetarët i dhunon opozita, konçesionet i jep opozita, krimin e mbështet opozita dhe paratë e krimit i pastron opozita. Ndaj që të shpëtojë Shqipëria, duhet ndërruar opozita, jo qeveria.

– Në çdo vend me normalitet demokratik, ku ka njerëz me sedër intelektuale dhe me rekorde morale, nëse ato vepra i kryen qeveria, ndërrohet qeveria. Vetëm në Shqipëri, vendin e mbytur nga aktivitetet kriminale dhe propaganda diktatoriale, fajet dhe krimet i kryen qeveria por, duhet ndërruar opozita.

– Edi Rama ka projekt deformimin mendor të njerëzve, deformimin e koncepteve demokratike, çedukimin demokratik, hutimin dhe mpirjen e aftësisë së njerëzve për të menduar qartë. Dhe në ketë projekt ka shumë analistë e banalistë të cilët janë gati t’i shërbejnë. Ata janë bashkëpunëtorë dhe bashkëfajtorë në krimin kundër kulturës filizore demokratike në Shqipëri.

– Shqiptarët duhet ta kuptojnë se rrotacioni i pushtetit është rregull kryesor i demokracisë. Rrotacioni historikisht kudo në botë ndodh më shumë sepse njerëzit ndëshkojnë qeverinë, sesa simpatizojnë opozitën. Rrotacioni është instrumenti, mjeti që njerëzit kanë për të mos e lejuar një qeveri të forcohet aq shumë dhe të bëhet kërcënim diktatorial e nuk është mjet e celebrimit të dashurisë me opozitën, pasi rrotacioni përdoret më pas edhe kundër opozitës së djeshme të ngjitur në qeveri.

Facebook Comments