Shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti ka reaguar i shqetësuar për vizitën e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka në Izrael pak ditë më parë.

Ai shkruan se pas kësaj vizite fshihet një marrëveshje për te instaluar në Tiranë Zyrën Izraelite të Antiterrorizmit, që sipas Mehmetit i bie që shërbimi sekret izraelit Mossad të vëzhgojë shqiptarët.

Komenti i plotë:

Mediat thonë se efekti direkt i vizitës zyrtare të ministres shqiptare të Mbrojtjes në Izrael është hapja e Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë, të cilën do ta drejtojë i famshmi Mossad?!

Pra, tani e tutje, jo fshehurazi, po hapur, pritet që shërbimi sekret i Izraelit Mossad të vëzhgojë edhe aktivitetin e neve shqiptarëve, apo ta mbrojë Izraelin edhe duke i mbikëqyrur dhe luftuar edhe “terroristët” shqiptarë!
Dhe për çudi, debatuesit e devotshëm në Tiranë e Prishtinë fare nuk u morën me këtë problem, mbase pse e tëra u duket vetëm si edhe një “vlerë” perëndimore me të cilat pasurohet shqiptaria!

Apo ndoshta janë pajtuar me mundësinë që në betejat globale ndërfetare, Shqipëria të drejtohet nga shërbimet e huaja sekrete!?”

Ku dhemb dhëmbi, shkon edhe gjuha !
Vallë shkrimtari Kim Mehmeti , që shumëkush e konsideron islamist të shquar politik , ende nuk e paska kuptuar se asnjë polici sekrete në botën demokratike nuk ka probleme me Shqiptarët, por vetëm me shqipfolësit-panislamikët, prodhime serike të xhamive të meremetuara e ndërtuara nga Turqia e sotme dhe bota arabe islamike,e që njëherit janë të dirigjuar nga sllavët e Ballkanit përmes hoxhallarëve-veteran të UDB-ës dhe të shërbimit sekret serbo-maqedonas, siç është kryetari aktual i BFI të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi dhe hoxhallarë të tjerë,-agjent të shërbimeve të huaja sekrete gjithandej viseve shqiptare.
Shqiptarët janë në vendin e vet dhe i kan problemet e veta si popull , e s’kan çka të tremben as nga MOSSAD-i e as prej kujt tjetër z. Kim Mehmeti .
Tremben vetëm osmanlinjt e “Arnautllukut” dhe ata që vazhdojnë të prekupohen me problemet e islamit politik global.

Facebook Comments