Nga Eldon LUARASI

◾◾◾

Në emër të tim eti, njeriut që i kushtoi jetën Teatrit, po ju bëj me dije se unë i biri, amanetin e tij mbi Teatrin Kombëtar, e njoh më mirë se kushdo tjetër.

Në një nga librat e tij im atë ka shkruar: “Varrmihësit nuk dëgjojnë se nuk duan të dëgjojnë. Ata duan të hedhin lopatat e fundit të dheut mbi arkivolin e Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar nuk mund të vritet sepse këtë krim mund ta bëjë vetëm një armik i jashtëm, një pushtues që shtien për të vrarë kombin tonë. Sot për sot ne nuk jemi të pushtuar (dhe asnjëherë mos qofshim), prandaj kjo gjëmë është e pamundur.”

Që prej një viti e gjysmë jam pjesë e Protestës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar fillimisht si qytetar dhe më pas si artist me bindjen se Demokracia e vërtetë mbart vlera të padiskutueshme.

Facebook Comments